E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi: Prioriteti ynë funksionimi i shtetit

 

Kreu i Polit të Lirisë, Aleksandër Meksi, tha dje se prioritet pas 28 qershorit do të jetë funksionimi i shtetit ligjor. “Pikat kryesore të koalicionit janë, e para funksionimi i shtetit, prandaj duhet bërë reforma në drejtësi dhe e dyta reforma ekonomike. Ajo duhet bërë përmes një politike tatimore më të rregullt, me sigurimin e pensioneve që brenda 4-vjeçarit të parë të shkojnë në 60% të pagës neto dhe me vendosjen e taksës së pronës në mënyrë të rregullt. Pra, një sërë reformash që zhdukin monopolet dhe shtojnë numrin e personave që merren me biznes”, ka pohuar Meksi gjatë një interviste në “Zërin e Amerikës”. Më tej ish-kryeministri i Shqipërisë ka kritikuar dy partitë e mëdha për hartimin e Kodit Zgjedhor, i cili sipas tij favorizon vetëm këto forca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›