E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceka: PD duhet të jetë më luajale me partnerët në koalicion, sepse votat kompensohen në rrethe

Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka, i intervistuar nga gazeta SOT, ka treguar për zhvillimin e fushatës së partisë së tij dhe për marrëdhëniet që ka me dy partitë e mëdha. Ceka ka theksuar se partia e tij ndryshe nga partitë e tjera po zhvillon fushatën e saj në zona të thella malore dhe në periferitë e qyteteve, atje ku kanë filluar jetën e tyre shumë biznese të reja por që deri tani njihen shumë pak ose aspak nga opinioni i gjerë shqiptar. Sipas Cekës, prioritet kryesor i PAD është mbështetja e bizneseve të vogla dhe atyre të mesme, gjithashtu dhe mbështetja e Agrobiznesit. Ai theksoi se programi i PAD ndryshon nga programi i partive të tjera politike, sepse PAD është një forcë e cila kërkon dhe e mbështet partneritetin me biznesin. Gjithashtu Ceka deklaroi se ndryshimi i kodit të ri zgjedhor nuk e ka ndryshuar aspak gjendjen e PAD, sepse kjo forcë politike është mbështetur gjithmonë tek elektorati i saj, dhe se kjo forcë nuk ka marrë asnjëherë vota tepër qoftë dhe në zgjedhjet e kaluara kur sistemi i Dushkut ju dha mundësinë shumë partive të vogla që të përfitonin, prej tij. Ai u shpreh se në këto zgjedhje do të jenë partitë e mëdha ato që do të përfitojnë shumë nga partitë e vogla, sepse votat që do të dalin tepër nga partitë e vogla, vota të cilat nuk do të mund të bëjnë një deputet do ti bashkëngjiten partive të mëdha. Ndër të tjera Ceka theksoi se marrëdhëniet e PAD janë shumë herë më të mira në këtë koalicion me PD, se para katër vjetëve që ishte në koalicion më PS. Sipas tij kjo PAD, ka gjetur më shumë hapësira të mundshme në këtë koalicion qeverisës. Ndërsa për LSI, ceka tha se në qoftë se do të jetë e nevojshme PD do të bëjë koalicion me atë forcë politike, sepse PD ka treguar gjithmonë se është e hapur ndaj koalicioneve këtë e ka treguar edhe në zgjedhjet e kaluara, por ai tha se nuk mendon se është e nevojshme sepse koalicioni i djathtë i ka bërë llogaritë që në këto zgjedhje do të marrë numrin e duhur të deputetëve për të bërë maxhorancën në parlament. Ne jemi në gjendje që të marrim rreth 75-77 deputetë, por dhe në qoftë se nuk do të arrihet kjo ne kemi dhe një rezervë tjetër e cila është Poli i Lirisë, e cila konsiderohet si aleati jonë, u shpreh Ceka. Ndërsa për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me socialistë, Ceka tha se është e kotë që të hamendësohet pasi e djathta shkon e sigurtë për fitore drejt këtyre zgjedhjeve. Në përfundim të fjalës së tij ai deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet PD dhe Polit të Lirisë, ndryshojnë shumë nga marrëdhëniet PS-LSI, sepse Poli nuk kërkon që ti zërë vendin PD, kurse LSI kërkon që të zëvendësojë PS dhe të bëhet forca më e madhe e majtë.  Poli i Lirisë, kërkon që të jetë komplementar sidomos ndaj një shtrese që kërkon të gjejë një zgjidhje, tha Ceka.

-Fushata e elektorale e partisë tuaj si po zhvillohet, ku po bazoheni?
Fushata jonë elektorale po zhvillohet normalisht, dhe po ecën brenda ritmeve të duhura, por me një stil tjetër nga fushatat e tjera, dhe nga fushatat që po zhvillojnë partitë e tjera. Ne si parti e koncepteve liberaldemokrate kemi zgjedhur një mënyrë tjetër të të bërit fushatë, ne kemi filluar që të zgjedhim dialogun e drejtpërdrejtë me zgjedhësin, gjithashtu kemi zgjedhur një fushatë më të sigurt, ne bëjmë fushatë me grupe të vogla zgjedhësish, për të dëgjuar prej, tyre dhe për tu dëgjuar, kemi zgjedhur një fushatë më optimiste për të shkuar atje ku Shqipëria është më pak e njohur, po zhvillojmë një fushatë në ato vende ku askush nuk e di se po bëhen investime gjigande dhe që do të shërbejnë për të ardhura më të mira ekonomike në ato zona, ne po zhvillojmë një fushatë larg anëve të autostradave me qëllimin për të njohur akoma dhe më shumë problemet e disa zonave malore.

-Ku po bazohet më tepër partia juaj?
Ne po zhvillojmë një fushatë në ato vende ku fermerët kanë mbjellë 200 rrënjë ullinj, 300 rrënjë pjeshkë apo kanë krijuar një fermë lopësh, me qëllimin për ti ndihmuar që tu japin më tepër prioritet dhe këto biznese të kenë një të ardhme më të sigurt dhe më fitimprurës në të ardhmen. Ne po zhvillojmë fushatë në një zonë në të cilën po ndërtohet një rrugë e madhe të cilën askush nuk e di se po ndërtohet siç është rruga përmes Dumresë, gjithashtu ne po zhvillojmë fushatën tonë elektorale edhe në periferitë e qyteteve ku po zhvillohet një numër i madh biznesesh të vogla, ku janë të punësuar 5-10 punëtorë por që janë biznese me një prioritet shumë efikas. Pra kjo është Shqipëria ne të cilës i referohemi si një parti liberaldemokrate, pra kjo është Shqipëria e iniciativës së lirë. Shqipëria e cila synon që të bëhet kompetitive me Evropën dhe që mbështetet tek njeriu i lirë dhe punëtor.

-Cili është dallimi i programit të partisë tuaj nga partitë e tjera?
Unë mendoj se programi jonë dallon nga ai i partive të tjera, sepse ne si parti jemi pararojë e iniciativës së lirë gjithashtu sepse ne jemi një parti që mbështesim bashkëpunimin me biznesin. Deri më sot Aleanca Demokratike ka pasur gjithmonë në politikën e saj që të jetë në partneritet me biznesin. Siç është rasti që ne kërkojmë që pagimi i taksave për tatimet nga biznesi të paguhet në fund të vitit dhe jo në fillim të tij. Gjithashtu ne në politikën tonë favorizojmë dhe mbështesim krijimin dhe hapjen e bizneseve të reja, duke i çliruar ato nga taksat dhe duke u krijuar mundësinë e programeve të veçanta për financimin e tyre. Gjithashtu ne mbështesim veçanërisht agrobiznesin për aplikimin e tyre në sistemet evropiane, ku të ketë prioritet krijimi i komunikimit mes blerësit dhe prodhuesit, jo vetëm brenda kufijve të vendit tonë por edhe jashtë saj.

-Në ndryshim të kodit zgjedhor të katër viteve të shkuara kur partitë e vogla përfituan më shumë, sepse ju bëhej fushatë edhe nga partitë e mëdha, me kodin e ri partia juaj ka përfituar apo ka humbur?
Ne si parti nuk kemi ndier ndonjë diferencë të madhe apo ndryshim të madh pasi, sepse ne si parti historikisht jemi mbështetur dhe mbështetemi tek elektorati jonë, i cili na ka mbështetur gjithmonë. Ne nuk kemi qenë asnjëherë të favorizuar nga partitë e mëdha, sidomos me koalicionin që ne patëm me partitë e majta në zgjedhjet e vitit 2005, sepse ne jemi quajtur dhe konsideruar nga ata gjithmonë si një trup i huaj, sepse dihet qartë që origjina jonë si parti është nga partitë e djathta. Ne nuk patëm mbështetje nga PS në zgjedhjet e kaluara në koalicionit me ta sepse ata të votat e tyre i kaluan tek Partia Socialdemokrate dhe tek Partia Agrare Ambientaliste, dhe ajo u pa qartë edhe në rezultatet e atyre zgjedhjeve, sepse këto dy parti patën rezultate të fryra, dhe ne si parti nuk përfituam ndonjë votë nga ai koalicion përveç votave që na kishte dhënë elektorati jonë. Gjithashtu lufta jonë është elektorale është mbështetur tek strukturat tona dhe tek këshilltarët tanë të cilët janë baza e kësaj fushate. Gjithashtu ne kemi dhe një program i cili tërheq vëmendjen e elektoratit shqiptar. Unë dua të them që ndryshe nga zgjedhjet e kaluara sistemi Dushk do të jetë në drejtim të kundërt dhe kësaj here do të jenë partitë e mëdha që do të përfitojnë nga partitë e vogla sepse të gjitha votat që nuk do të dalin tepër nga partitë e vogla dhe nuk mund të fitojnë për të zgjedhur një deputet do të kalojnë tek partitë e mëdha dhe është e kundërta e asaj që ndodhi katër vjet më parë.

-Çdo të thotë për ju si parti e vogël që bëni pjesë në një koalicion që kryesohet nga PD?
Nuk është se kjo aleancë me partinë më të madhe në vend na favorizon, sepse çdo parti ka votat e veta, PD ka votuesit e saj dhe ne kemi votuesit tanë. Gjithashtu dhe në fushatë nuk po shihet ndonjë konfirmim veprimesh mes koalicioneve, sepse të gjitha partitë kanë dalë me stafet e tyre për zhvillimin e fushatës dhe me programin e tyre, dhe po zhvillojnë që të gjitha takimet e tyre elektorale me elektoratin e tyre.

-Gjatë ditëve të fundit ka patur dhe një krisje brenda koalicionit të djathtë mendon se kjo do të ndikojë gjatë zgjedhjeve?
Unë mendoj se kjo ishte diçka që ndodhi gabimisht sepse kjo si ngjarje ka qenë më shumë një nxitje nga fushata elektorale që po zhvillohet në zonat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›