E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme, tani me seli në Elbasan

Takimi i parë protokollar i këtij niveli në qytetin ku kandidon ministri Basha


ELBASAN-Ministri i Jashtëm Lulzim Basha e ka spostuar axhendën e tij protokollare në qytetin e Elbasanit. Një ditë më parë, ai ka pritur në këtë qytet ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke zhvilluar madje edhe konferencë të përbashkët shtypi në një nga hotelet e Elbasanit.


Deri më tash nuk ishte parë e dëgjuar që Ministria e Jashtme, takimet protokollare, t'i spostonte pikërisht aty ky kandidon për deputet vetë ministri i Jashtëm.


Masat ishin marrë dhe madje tavolina kishte ardhur ekskluzivisht për këtë takim që u zhvillua pa praninë e medieve, duke u ndjekur më pas nga një konferencë shtypi. Pasi shpjegoi qëllimin e këtij takimi, ministri nuk mund t'i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve se pse ai zgjodhi Elbasanin.


"Vizita e homologut tim nuk është e fokusuar në Tiranë. Ai po vjen nga Podgorica dhe nuk kishte asnjë arsye, absolutisht që mund të frenonte takimin tonë këtu në Elbasan.


Meqenëse arsyeja e këtij takimi është fusha e ekonomisë dhe duke pasur parasysh se rruga Tiranë-Elbasan është një projekt madhor i qeverisë, duke pasur parasysh parkun industrial të Elbasanit, nuk ka as arsye të mos e bëjmë këtu. Unë po përgjigjem me dy fjalë: "Sepse Elbasani ia vlen", - u përgjigj Basha.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›