E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cara: Në mandatin e dytë, të rinjtë më shumë mundësi për punësim

Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Albana Vokshi, Igli Cara dhe Eglantina Bekteshi, u takuan me banorët e njësisë 3 në qytetin bregdetar. Kandidati Cara, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike në Durrës, tha se në mandatin e dytë do të shtohen investimet në qytetin turistik dhe se të rinjtë  do të kenë më shumë mundësi për arsimim. Rëndësi të madhe Cara i kushtoi infrastrukturës, duke premtuar se qyteti i Durrësit do të ketë në mandatin e dytë një rrjet modern infrastrukturor. Ndërsa kandidatja Eglantina Bekteshi u shpreh se qytetarët e Durrësit duhet të votojnë për vazhdimin e reformave dhe investimeve në qytetin e tyre. Në përfundim të takimit me banorët e lagjes 3 në Durrës, kandidatët e PD, Vokshi, Cara dhe Bekteshi u bënë thirrje votuesve të mbështesin Partinë Demokratike, për një të ardhme të sigurt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›