E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Sefgjini te ndeshkohet nga drejtesia

Presidenti i Aleances Demokratike, Neritan Ceka, pershendeti vendimin e Prokurorise lidhur me urdher-arrestin per drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini. Por, nga ana tjeter, Ceka kerkoi shkarkimin e tij nga posti aktual. "Pershendes vendimin e prokurorise per venien ne arrest te Sefgjinit, duke treguar se ata qe mundohen t'i sherbejne politikes jashte ligjit, duke shkelur te drejten themelore, duke bere krime kunder njerezve, do te ndeshkohen nje dite nga drejtesia", u shpreh Ceka, gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje. Duke qene teper i prere ne lidhje me ndeshkimin e te gjithe njerezve, te cilet kane bere krime, Ceka ka kembengulur qe pushteti s'duhet te jete mburoje. Njekohesisht, kreu aleancist pershendeti dhe qendrimin e Gjykates Kushtetuese per anulimin e ligjit te gjobave, duke e shikuar kete si nje qendrim evropian kunder nje ligji qe e trajtonte biznesin si veprimtari kriminale, qe ne vend te politikave nxitese tregonte "dajakun" e pushtetit dhe mohonte energjine dhe kontributin e biznesit per prosperitetin e shqiptareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›