Meta: Berisha kercenon gjykatat per Sefgjinin
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, kritikoi mjaft ashper dje kreun e ekzekutivit, Sali Berisha, lidhur me qendrimet dhe deklaratat e leshuara se fundmi prej tij. "Qytetari Sali Berisha, ne vend qe te ishte sot i pandehur i Prokurorise dhe perpara Gjykates per t'u pergjigjur si kryefajtori i krimit shteteror te Gerdecit, per humbjen e jetes se dhjetera qytetareve shqiptare dhe per shkaterrimin e pronave te mijera te tjereve, perkundrazi kercenon dhe sfidon gjykatat e vendit, duke mos shkarkuar nje drejtor te besuar te tij te pandehur, qe akuzohet per vrasje", u shpreh Meta, gjate nje komunikimi me mediat, sa i takon ketyre ceshtjeve. Gjithashtu, ndalur ne paralajmerimet per reformime ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, Meta deklaroi se "arroganca e jashtezakonshme e Berishes ndaj pushtetit te pavarur gjyqesor, vjen menjehere pas goditjes dhe shkaterrimit qe ai i dha parimit te ndarjes se pushteteve dhe pavaresise se gjyqesorit, me ndryshimet Kushtetuese qe realizoi ne naten e 21 prillit".