Ceka: Topi të dekretojë ligjin e dosjeve
Sipas kreut të Partisë Aleanca Demokratike, "miratimi i ligjit të ‘dosjeve‘ i jep fund kësaj historie kaq të debatuar nga shoqëria dhe politika shqiptare". Në datën 22 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 74 vota ligjin "Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë", i quajtur ndryshe si ligji i "dosjeve". Ky ligj synon të kontrollojë çdo funksionar publik të zgjedhur apo të emëruar, lidhur me pjesëmarrjen e tyre në strukturat politikëbërëse dhe zbatuese të dhunës së diktaturës së proletariatit, si dhe në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit.