Ceka Une kandidat honorifik
E enjte 17 Maj 2012 1601
Neritan Ceka kandidat per presidentI lancuar per here te dyte si kandidature e mundshme per kreun e shtetit Neritan Ceka pohon se marrja e ketij posti i duket thuajse e pamundur. Presidenti i PAD e perfshin si veten ashtu edhe ish liderin historik te PS Fatos Nano ne listat e kandidateve honorifike por pavaresisht kesaj ndihet mire si pjese e ketij procesi.
Mua me vjen mire qe jam ne listen e kandidateve te themi honorifike sic eshte Nano apo sic mund te jene edhe kandidate te tjere qe ne nje menyre ose ne nje tjeter ngrene steken ngrene kerkesat per ate qe do te behet me te vertete president i republikes. Domethene qe duhet te jete dikush qe vjen nga parlamenti te kete pervoje te gjate ne ligje dhe me administrimin shteteror te kete dhene nje kontribut ne politiken shqiptare ka thene Neritan Ceka. Nga Antigoneja e Gjirokastres ku ndodhej per nje ekspedite Ceka tha se zgjedhja e presidentit me konsensus eshte e veshtire te arrihet. Ndersa nuk referon ndonje emer qe ka shanset me te medha per te qene ne krye te shtetit Ceka thote se zgjedhja e presidentit nuk do te kete probleme per shkak te ndryshimeve kushtetuese te 2008-es.
Komente
Facebook