E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushteti lokal,Arvizu:Bashkëpunim e decentralizim

Ambasadori Aleksandër Arvizu

TIRANE- Ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu, duke theksuar rendesine e madhe te decentralizimit te qeverisjes vendore ka nenvizuar edhe domosdoshmerine per nje bashkepunim efikas mes qeverise qendore dhe asaj lokale.

Deklarata e ambasadorit eshte bere sot gjate prezantimit te projektit te USAID për qeverisjen lokale.

Shqipëria ka hyrë në rrugëtimin e saj të tretë drejt një qeverisje të decentralizuar dhe demokratike. Teksa nisim këtë projekt u bëj thirrje për bashkëpunim. Të ecurit përpara kërkon që qeveritë të përmbushin detyrimet, kërkon dialog të hapur mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore, besim, kërkon që transferimi i burimeve të jetë i drejtë dhe transparent”- tha Arvizu.

Ai ka shprehur besimin se Shqipëria dhe qeveria vendore do mund ti tejkalojë sfidat që ka përpara dhe ka perseritur mbeshtetjen e SHBA ne kete drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›