Berisha-vendorëve: Menaxhim me efiçencë të burimeve tuaja
Kryeministri Berisha u ka kërkuar sot të zgjedhurit vendor një menaxhim më eficentë të burimeve të tyre. Duke folur në ceremoninë e orgsnizuar nga USAID me qeevrisjen vendore, kryeministri Berisha theksoi se qeveria është e gatshme t`i japë çdo kopetencë qeverisë vendore për të mbledhur të ardhurat.
“Ne jemi të gatshëm t`ju japin çdo kopetencë dhe ju të merreni me një menaxhim eficentë të burimet tuaja. Nëse mendojmë se do të ecim si një socializëm pa paguar ne ecim prapa. Ne duhet të forcojmë disiplinën në të ardhmen. Unjë ju garantoj se ne do të ndajmë me ju një seri taksash. Jemi të vendosur por ne iu bëjmë thirrje që të ushtroni kopetencat tuaja. Gjykata kushtetuese dhe parlamenti ju dha më shumë të drejtë, të drejtën e administrimit të territorit dhe mjetet për ta ushtruar këtë kopetencë” shtoi Berisha.
Në fjalën e tij ambasadori Aleksandër Arvizu deklaroi se SHBA mbështet qeverisjen lokale, ndërsa bëri apel për bashkëpunim mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore.
“Shqipëria ka hyrë në rrugëtimin e saj të tretë drejt një qeverisje të decentralizuar dhe demokratike. Teksa nisim këtë projekt u bëj thirrje për bashkëpunim. Të ecurit përpara kërkon që qeveritë të përmbushin detyrimet, kërkon dialog të hapur mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore, besim, kërkon që transferimi i burimeve të jetë i drejtë dhe transparent. Kërkon që rritja urbane dhe jenë më e mirëmenaxhuar.
Arvizu shprehu më tej besimin se “Shqipëria dhe qeveria vendore do mund t`i tejkalojë sfidat që ka përpara. “Kam besim se do t`i pranoni këto sfida dhe do bashkëpunoni, ne premtojmë mbështetjen tonë. Më e rëndësishme se mbështetja është udhëheqja politike”, tha Arvizu më tej.
vijon..