Shqiptari që vrau pasagjerin e palindur dënohet me gjashtë vjet burg

Gurim Pajova
Një shqiptar nga Kosova është bërë personi i parë që dënohet në Britaninë e Madhe për shkaktimin e vdekjes së një fëmije të palindur ende.
Gurim Pajova, gjatë udhëtimit me makinë, të cilët e drejtonte pa patentë dhe siguracion, është përplasur duke bërë që pasagjerja e ti,j Sarah Miles, të lind parakohe. Aksidenti stimuloi lindje të detyruar në një kohë kur 23-vjeçarja ishte vetëm gjashtë muaj shtatzënë. Lindja e parakohshme erdhi 20 ditë pas aksidentit.
Pas kësaj Pajova, 24-vjeç, u arrestua në flagrancë në përpjekje për t’u larguar nga Britania drejtë Francës.
Në përfundim të gjyqit, ai u dënua me gjashtë vjet burg për shkaktim të vdekjes nga pakujdesia në drejtimin e makinës, nën efektin e alkoolit.
Gjykata e Linkolit vendosi se lindja e parakohshme ishte shkaktuar nga dëmtimi që 23-vjeçarja mori nga aksidenti. Nëse aksidenti nuk do të kishte ndodhur, fëmija Nikole nuk do të kishte vdekur në atë mënyrë, tha prokurori, Gordon Aspden.
Sipas policisë, Pajova gjatë drejtimit të automjetit, në mars të vitit 2010, ishte tre herë mbi normat i dehur me alkool. 24-vjeçari nuk ishte babai i fëmijës por ai e kishte marrë 23-vjeçaren për shëtitje.
Avokatët e përfshirë në çështje thonë se gjyqi është unik. Fakti që çoi në dënimin e tij, ishte se fëmija pas lindjes jetoi për 25 minuta.
Avokatja e Pajovës tha se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Britani kur ishte 14 vjeç, hipur pas një kampioni pak kohë pasi i kishte vdekur babai dhe nëna i ishte zhdukur. /Daily Mail/
Përgatiti: F.S