Ceka dhe Ndoka: Ne, ne "dore" te PS
Kryetaret e partive te djathta, te cilat nuk mund te siguronin nje vend ne Parlamentin e ri, tashme kane kthyer syte nga Partia Socialiste per te ardhmen e tyre ne jeten politike. Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka dhe kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, e cilesojne te domosdoshem ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por e shohin zgjidhjen vetem tek Partia Socialiste, pasi Partia Demokratike nuk ka me shume se 74 vota ne Parlament. Duke qene se per ndryshimet Kushtetuese nevojitet 3/5 e deputeteve, Ndoka dhe Ceka e shohin te zymte te ardhmen, nese ne fuqi mbetet ky ligj zgjedhor. Duke u bere pjese e debatit per nje nderhyrje rrenjesore ne Kod, qe synon nderrimin total te sistemit ne proporcional kombetar me prag 2 per qind, dy politikanet deklarojne se zgjidhjen e ka ne "dore" vetem partia me e madhe e opozites, ajo socialiste. "Eshte bere domosdoshmeri ndryshimi i ketij Kodi. Besoj qe celesin per ndryshimin e Kodit tashme e ka Partia Socialiste, Partia Demokratike nuk ka votat as per zgjedhjen e kryeministrit dhe jo me per zgjedhjen e Kodit, kjo eshte shume e rendesishme", deklaron Nard Ndoka. Sipas tij, as Partia Demokratike sebashku me Levizjen Socialiste per Integrim, nuk kane votat e mjaftueshme per ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Nderkaq, Presidenti i Aleances Demokratike, Neritan Ceka, sqaron se ndryshimi i sistemit eshte pjesa me e veshtire sepse kerkon 94 vota, meqe sistemi aktual eshte fiksuar ne Kushtetute. Dhe kjo, sipas tij, mund te arrihet nga dy partite e medha politike, si rrjedhim dhe nje ndryshim ne Kodin Elektoral, do te percaktohet nga interesat e ketyre partive. "Ne te ardhmen nese do te qendroje ky sistem, nuk ka asnje kuptim te qendrojne me partite e vogla, partite e vogla duhen konturuar brenda blloqeve sepse sistemi i perjashton ato nga konkurrenca", u shprehe Ceka. Por kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, shprehet kunder ndryshimit total te Kodit Zgjedhor, i cili u aplikua per here te pare ne 28 qershor. "Ne rreshtuam ne menyre maksimale transparencen, per shkak te Kodit, ne zvogeluam ne menyre maksimale ankesat per shkak te Kodit dhe ne arritem te mbyllim procesin zgjedhor per here te pare brenda afateve ligjore, per shkak te percaktimeve te ketij Kodi", theksoi Arben Ristani. Ai nenvizon se nuk eshte ne parim pro ndryshimit ne themel, ndersa eshte pro ndryshimit per ato qe praktika tregoi se mund te ishin me mire.
NDOKA
"Eshte bere domosdoshmeri ndryshimi i ketij Kodi. Besoj qe celesin per ndryshimin e Kodit tashme e ka Partia Socialiste, Partia Demokratike nuk ka votat as per zgjedhjen e kryeministrit dhe jo me per zgjedhjen e Kodit", tha Nard Ndoka.
CEKA
"Ndryshimi i Kodit Zgjedhor mund te arrihet nga dy partite e medha politike, si rrjedhim dhe nje ndryshim ne Kodin Elektoral, do te percaktohet nga interesat e ketyre partive", sqaron kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka.
NDOKA
"Eshte bere domosdoshmeri ndryshimi i ketij Kodi. Besoj qe celesin per ndryshimin e Kodit tashme e ka Partia Socialiste, Partia Demokratike nuk ka votat as per zgjedhjen e kryeministrit dhe jo me per zgjedhjen e Kodit", tha Nard Ndoka.
CEKA
"Ndryshimi i Kodit Zgjedhor mund te arrihet nga dy partite e medha politike, si rrjedhim dhe nje ndryshim ne Kodin Elektoral, do te percaktohet nga interesat e ketyre partive", sqaron kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka.