Asgjesohen 450 rrenje kanabis te mbjella ne pyll
Zyra e luftes kunder Droges ne Drejtorine e Policise Qarkut Fier ne bashkepunim me koleget e tyre ne komisariatin e Policise se Lushnjes kane gjetur dhe asgjesuar 450 rrenje bime narkotike kanabis sativa. Sasia e droges ishte mbjelle ne dy parcela ne brendesi te nje pylli, ne fshatin Gure, te komunes Rremas. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Drejtorise se Policise Qarkut Fier. Burime nga ky komisariat kane sqaruar se informacioni per kultivimin e kesaj sasie droge ka mberritur ne rruge operative. Operacioni policor ka nisur ne oren 13:00 te dites se djeshme dhe ka perfunduar ne oren 16:00. Pas informacionit te marre forca policie te antidroges se Drejtorise Policise Qarkut Fier ne bashkepunim me antidrogen e komisariatit Policise Lushnje, kane shkuar per te verifikuar kete informacion. Ky informacion ka qene i sakte dhe policia ka bere korrjen e ketyre bimeve duke i sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Burimet zyrtare te Policise Fier pohuan se do te kryhen verifikimet mbi personin qe mund te jete pronari i tokes dhe me pas do te ndalohet personi, qe ka ne pronesi ate, ose ne te kundert do te kete shoqerim te kryeplakut te fshatit. Xh. Beharaj