LSI-PD, negociatat ne fund te gushtit
Denis Dedej
Levizja Socialiste per Integrim konfirmon se negociatat me Partine Demokratike do te zhvillohen ne fund te gushtit. Lajmi konfirmohet nga zevendessekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Besian Pesha. Gjate nje interviste televizive ne "Ora News", zyrtari i Levizjes Socialiste per Integrim, sqaron se nisja e negociatave zyrtare do te nise ne fund te ketij muaji, per te percaktuar pikat e marreveshjes per qeverisjen e kater viteve te ardhshme. Nderkaq, nje pike e rendesishme e ketij procesi do te jete dhe ndarja e posteve ministrore, ku aleati me i ri i Partise Demokratike do te kerkoje te kete perfaqesim sa me dinjitoz ne qeverine e re. "Cdo gje do te jete transparente dhe mediatike, sic ka qene deri me tani", sqaron zevendessekretari i Pergjithshem i LSI. Pesha nenvizoi se koalicioni nuk eshte nje pazar per poste ne qeveri, por nje nevoje per bashkeqeverisje te mire te vendit drejt Bashkimit Evropian. Sipas tij, qeverisja PD-LSI do te jete stabel dhe do te realizoje reformat, qe te coje Shqiperine ne BE. "Nuk do te kete zgjedhje te parakohshme", nenvizoi zyrtari i larte i LSI-se, duke hedhur poshte zerat e ngritura nga Partia Socialiste per zgjedhje te reja. Duke vijuar me tej, ai nenvizon se programi i partise se tij per rinine do te kthehet ne realitet, gjate qeverisjes PD-LSI. Sipas tij, rinia do te jete ne fokus te cdo nisme te qeverise dhe institucioni qeverises. Nga ana tjeter, zyrtari i LSI sqaron se kane filluar nje tur bisedimesh dhe konsultimesh me nje sere organizatash rinore, qeverite e nxenesve dhe faktore te tjere te shoqerise civil, duke degjuar me kujdes te gjitha rekomandimet dhe shqetesimet e tyre, ne lidhje me proceset e mesimdhenies, aktiviteteve te ndryshme dhe cilesine e ambienteve shkollore. "Rekomandime te cilat do te reflektohen ne programin e perbashket qeverises", sqaron Pesha. Ai theksoi se Levizja Socialiste per Integrim do te shohe me kujdes edhe nje here Maturen Shteterore, si dhe menyren se si shperndahen studentet pasi fitojne universitetin. "Gjate 4-vjecarit te ardhshem, LSI do te ece "krah per krah" me te rinjte shqiptare duke iniciuar dhe garantuar zbatimin e nje sere nismash ligjore, te cilat synojne integrimin e metejshem te te rinjve te vendit, ne proceset e vendimmarrjes", sqaron programin e LSI-se per te rinjte, Besian Pesha. Sipas tij, ky program do te synoje nxitjen dhe zhvillimin e talenteve te reja ne fushen e arsimit, kultures, sportit etj, si dhe permiresimin e metejshem te proceseve te mesimdhenies ne te gjitha nivelet e shkollimit ne vend. Gjithashtu, sqaron ai, do te synohet perfshirja e sa me shume te rinjve ne aktivitete publike, garantimin i te drejtave te cdo te riu shqiptar ne raport me shtetin, etj.
Pikat kryesore te programit qeverises te Levizjes Socialiste per Integrim
Punesimi
Politikat fiskale
Bujqesia dhe ushqimi
Mjedisi
Turizmi
Infrastruktura dhe transporti
Arsim per punesim
Shendetesia
Mbrojtja socialiste, statuset,
Gruaja dhe familja
Mireqeverisja
Levizja e lire dhe shqiptaret neper bote
Kultura dhe sporti
Energjia, pronat dhe legalizimet