E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Pese parti rrezikojne mospjesemarrjen ne zgjedhjet e tjera

Partite e vogla rrezikojne mospjesemarrjen ne zgjedhjet e tjera parlamentare dhe penalizmin financiar per fushatat e ardhshme nese nuk kthejne brenda ketij muaji parate e marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Aleanca Demokratike, Agraro-ambientalistet, Partia Demokristiane, Demokracia Sociale dhe ajo Social Demokrate, duhet te kthejne ne KQZ 12.7 milione leke, perndryshe, per fushatat e ardhshme partite ne borxh me KQZ-ne, do te perjashtohen nga te gjitha garat elektorale per 5 vjet nese refuzojne te kthejne leket e fushates. Lajmi eshte bere i ditur dje nga kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili sqaroi se ky eshte denimi qe kodi parashikon per subjektet qe moren fondet nga KQZ, por nuk arriten te siguronin asnje mandat per ne parlamentin e ri. Gjate nje prononcimi per mediat, Ristani thekson se nese deri ne 31 gusht, partite nuk i kthejne keto fonde, atehere nuk do te marrin financim me nga buxheti i shtetit, per pese vitet e ardhshme. Por, shtoi ai, nuk do te lejohen te garojne ne zgjedhjet e ardhshme, ne rast se sipas ligjit nuk do te kthejne keto fonde te cilat jane marre dhe jane te detyruara t'i kthejne. Keto dite KQZ do te hedhe dhe shortin per ekspertet kontabel qe do te hetojne financat e partive politike gjate, para dhe pas 28 qershorit. Sipas nenkryetares se Komisionit Qendror ne tetor pritet dhe zbardhja e financimeve te fushatave, proces pas te cilit zgjedhjet e 28 qershorit do te mund te quhen perfundimisht te mbyllura. "Per nga procedurat qe jep Kodi shpresoj qe deri ne muajin tetor ne te kemi nje permbyllje dhe te ketij aktiviteti c'ka perben dhe teresisht permbylljen e gjithe problematikave zgjedhore te vitit 2009", sqaron Deshira Subashi. Financimi i partive politike ne te gjitha zgjedhjet e zhvilluara pas viteve 1990 jane shoqeruar me debate mbi transparencen e shumave te perdorura per fushate. D.D

SHUMAT QE DUHET TE KTHEJNE PARTITE

PSD, 5.136.667

PAA, 2.644.556

PAD, 1.920.479

PDS, 1.711.151

PDK, 1.315.153

SHUMAT QE PERFITOJNE SERISH PARTITE

PD, 6.18 milione leke

PS, 5.9 milione leke

LSI, 3.6 milione leke

PBDNJ, 0.9 milione leke

PR, 0.9 milione leke

PDI, 0.9 milione leke

KODI ZGJEDHOR

KREU II

FINANCIMI I SUBJEKTEVE ZGJEDHORE

Neni 87

Shperndarja dhe rishperndarja e fondeve publike per subjektet zgjedhore

1. Subjektet zgjedhore perfitojne financime nga fondet publike, sipas rregullave te percaktuara ne kete Kod.

2. Sasia e fondeve publike qe i shperndahet secilit prej subjekteve zgjedhore

caktohet me vendim te KQZ-se, sipas rregullave te meposhtme:

a) 50 per qind e shumes ndahet ndermjet partive politike te regjistruara si

subjekte zgjedhore dhe qe kane mandate ne Kuvend, e percaktuar kjo sipas vendimit

te KQZ-se per shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve pararendese. Kjo

shume u jepet ketyre partive politike nga KQZ-ja jo me vone se 5 dite pas regjistrimit

te tyre si subjekt zgjedhor dhe paraqitjes se listes shumemerore per cdo zone

zgjedhore. Shuma shperndahet mbi bazen e numrit te mandateve te fituara ne

zgjedhjet per Kuvendin;

b) 50 per qind e shumes se pergjithshme ndahet midis partive politike te

regjistruara si subjekt zgjedhor dhe qe ne zgjedhjet pararendese per Kuvendin kane

marre jo me pak se 2 vende ne Kuvend, ne raport me votat e marra prej tyre ne

shkalle kombetare, sipas vendimit te KQZ-se per shpalljen e rezultatit perfundimtar te

zgjedhjeve pararendese.

3. Partia qe ka perfituar fonde publike, sipas shkronjes "b" te pikes 1 te ketij neni

dhe qe nuk fiton asnje mandat nga zgjedhjet e radhes, duhet te ktheje shumen

perkatese te perfituar. Depozitimi i ketyre shumave behet ne llogarine bankare te

KQZ-se. Kthimi i fondeve behet jo me vone se 30 dite pas shpalljes se rezultatit

perfundimtar te zgjedhjeve. Ne rast te mospermbushjes se ketij detyrimi, pa shkaqe

te perligjura, KQZ-ja i kerkon Ministrit te Financave qe te urdheroje Zyren e Thesarit

qe keto shuma t'i mbaje nga fondet e tjera buxhetore qe perfitojne keto parti dhe t'i

kaloje ato ne buxhetin e KQZ-se.

4. Partia, e cila nuk kthen fondet perkatese sipas pikes 3 te ketij neni, humbet te

drejten e financimeve te tjera nga fondet publike per nje periudhe kohe jo me pak se

5 vjet, si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor ne zgjedhjet e radhes, pavaresisht

llojit te tyre, as vetem dhe as si pjesetare e ndonje koalicioni.

5. Fondet e kthyera, sipas pikes 3 te ketij neni, me vendim te KQZ-se, u

rishperndahen partive politike, te cilat kane marre vende ne Kuvend. Shperndarja

behet ne perqindje te njejte me perqindjen e vendeve te fituara ne zgjedhjet e

radhes. Vendimi merret nga KQZ-ja jo me vone se 30 dite pas shpalljes se rezultatit

perfundimtar te zgjedhjeve.

6. Ne rast se fondi, sipas pikes 4 te ketij neni, nuk eshte kthyer plotesisht nga

subjektet zgjedhore, ky fond i kompensohet KQZ-se nga Buxheti i Shtetit.

7. KQZ-ja nxjerr udhezimet perkatese ne zbatim te ketij neni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›