Pranga dy shtetasve, dyshohet se goditen me thike 36-vjecarin
ELBASAN- Policia ka arritur te prangose dy shtetas, te cilet dyshohen se nje nate me pare goditen me thike pas nje grindjeje banale 35-vjecarin Astrit Dehari, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten ne spital. Keshtu mesohet se jane ndaluar shtetasit Klement Pellumbi, 38-vjec dhe Qemal Sinani, 40-vjec, me banim ne lagjen "5 Maj". Pellumbi dhe Sinani akuzohet se gjate oreve te vona te nates teksa dilnin nga nje lokal kane goditur shtetasin 35-vjecar me thike ne vendin e quajtur Gurabardhi ne lagjen "Aqif Pasha". Pas kesaj ngjarje autoret jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes, por jane arrestuar nje dite me vone dhe do te pergjigjen per "plagosje te rende". F.S