Poni: Kufizim per pasaportat e vjetra
Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, nuk perjashtoi dje mundesine e nje ligji, qe mund te kufizoje afatet e vlefshmerise se pasaportave aktuale, per te shtuar ne kete menyre ritmet e pasaportave biometrike. Gjate nje interviste televizive, zyrtari i larte i Ministrise se Brendshme, sqaron se ritmet aktuale te aplikimeve per pasaporten biometrike jane te kenaqshme, por MB ka gati nje p/ligj qe mund t'i kaloje qeverise per miratim. "Besoj se do ta nxjerrim vendimin, eshte shkruar nga Ministria por i takon qeverise shqiptare ta vleresoje oportunitetin se kur duhet te dale vendimi, por qytetaret duhet ta dine qe eshte me e mire kjo pasaporte eshte shume mire ta kene ate dhe baza jone e te dhenave ia ofron te gjitha mundesite, pervecse pasaporta, kontrollohet dhe vete", sqaron Poni. Sipas tij, pasaporta dhe karta jane dokumente qe verifikohen me vetveten, ne kuptimin e disa parametrave te kontrollit, standarde te nivelit te pare, te nivelit te dyte e te trete. Por pastaj, thekson ai, nese do duhet te kontrollohet me qendren e tyre te personalizimit, jane te gjitha mundesite, pasi eshte nje qender supermoderne. "Nese deri ne fund te vitit te ardhshem mbi 1 milione shtetas shqiptare nuk do te jene te pajisur, atehere do te jete qeveria qe do te marre masa per permbushjen e ketij detyrimi", vlereson Ferdinand Poni. Sipas tij, dokumentet biometrike te identifikimit te shtetasve shqiptare kane elementet me te larte te sigurise dhe permbajne informacionin e domosdoshem per identifikim edhe nga autoritetet e vendeve te huaja. Per sa i perket ecurise se procesit te shperndarjes se pasaportave te reja, zevendesministri i Brendshem sqaron se shperndarja e tyre po ecen me intensitetin e leternjoftimeve elektronike. Sipas tij, eshte per t'u pershendetur fakti qe kane arritur te shperndajne pasaporta te nje cilesie kaq te larte, ne cdo komune te vendit. "Me keto ritme qe po ecet, ne mund te shkojme brenda dy-tre muajve ne 100 mije pasaporta biometrike te shperndara ne te gjithe vendin, ndoshta deri ne fund te vitit pse jo te shperndajme 200 mije pasaporta, qe eshte nje numer i konsiderueshem", sqaron Poni. Procesi i pajisjes me pasaporta biometrike te shtetasve shqiptare eshte shume i rendesishem per liberalizimin e plote te vizave me Bashkimin Evropian. Ky standard eshte kushti kryesor i nderkombetare per qarkullimin e lire te shtetasve shqiptare ne hapesiren "Shengen".
D.D
D.D