E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka mbështet propozimin për 17 janarin si Ditë Lutje Kombëtare

/>Partia Aleanca Demokratike shprehu dje mbështetjen ndaj nismës së forumit për Demokraci dhe Etikë më qëllim shpalljen e datës 17 janar si Ditë Lutjeje dhe Reflektimi Kombëtar, si dhe pjesëmarrjen në marshimin që do të organizohet me këtë rast.
Pas një takimit të zhvilluar në mjediset e Aleacës Demokratike me përfaqësues te FDE-së, presidenti i kësaj partie Neritan Ceka u shpreh se PAD, e quan këtë iniciativë qytetare, një iniciativë që synon të ndryshojë klimën politike, ta orientojë këtë klimë nga dialogu dhe etika dhe të përgatisë sa me mirë klimën për zgjedhjet e ardhme të qershorit të këtij viti. Më tej, drejtuesi i FDE-së, Arian Galdini, u shpreh se FDE, ka filluar një fushatë takimi me liderit politik të vendit, me kryetarët e partive dhe me ministra të qeverisë për tu thënë atyre që ka ardhur një moment që shqiptarët të vendosin, të projektojnë një mënyre zhvillimi, një standard të ri politik që politika shqiptare për një ditë të vetme të vendosi tiu bashkohet qytetarëve për të dhënë mesazhin e paqes të mirëkuptimit e mirëbesimit. Gjithashtu ai theksoi se në datë 17 janar në orën 12:00 të gjithë së bashku duhet të jemi në sheshin Skënderbej, për të treguar se jemi për një lëvizje pro, për një lëvizje shprese, për një lëvizje që ngre instrumentet e zhvillimit moral për ti dhënë force mënyrës mes palëve dhe qytetarit". "Ne duam që qytetari të jetë i përfaqësuar ne vendimmarrje", theksoi ai. FDE është një organizatë e ideuar, themeluar dhe që drejtohet nga një grup të rinjsh të angazhuar në politikë por që përfaqësojnë bindje dhe parti të ndryshme politike, përfundoi Galdini.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›