Ilir Meta çel zyrtarisht fushatën elektorale të LSI

>LSI: Program social dhe propozime për punësimin dhe uljen e varfërisë
Që sot dhe në vazhdim kryesia e LSI do të kthehet në Shtab Qendror Elektoral, ndërsa kryesitë e LSI në rrethe do të kthehen në shtabe vendore elektorale. Gjatë takimit anëtarë të ndryshëm të KDK që diskutuan, theksuan frymën pozitive që është krijuar në mbështetje të LSI kudo në Shqipëri, dhe nevojën për tju përgjigjur qoftë nga ana organizative, por edhe domosdoshmërinë e paraqitjes së një programi që do ta nxjerrë Shqipërinë nga varfëria e tejskajshme e krijuar nga monopolet dhe platformën për rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Komiteti Drejtues Kombëtar kooptoi disa anëtarë të rinj të tij, si dhe miratoi disa anëtarë të rinj në Kryesinë e LSI. Njëkohësisht për t'i dhënë një impuls të ri anës organizative në kushtet e fushatës elektorale, Komiteti Drejtues Kombëtar vendosi që Kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho të emërohet njëkohësisht Nënkryetare e LSI-së, Sekretari i Përgjithshëm i LRI-së, Besjan Pesha të emërohet njëkohësisht Zv.Sekretar i Përgjithshëm i LSI, Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Luzhiana Abazi të emërohet njëkohësisht Zv.Sekretare e Përgjithshme e LSI-së, si dhe Nora Malaj të emërohet Sekretare e Shanseve të Barabarta.
Programi elektoral
Në takimin e KDK-së fjalën e mori kryetari i LSI-së, z.Ilir Meta, duke shprehur se, së pari ju uroj të gjithëve një vit të mbarë dhe duke pasur një bindje absolute se viti 2009, do të quhet viti i LSI-së, për shkak të mbarësive që kjo forcë politike do të sjellë gjatë këtij viti, sidomos gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve me qeverisjen e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët, e sidomos ata shqiptarë, të cilët e kanë gjumin të prishur për arsye të pamundësive ekonomike për të përballuar, që nga buka e përditshme në familjet e tyre, e deri te blerja e librave të fëmijëve të tyre për tu shkolluar e arsimuar. Gjithashtu ai tha se, duke qenë i bindur se është detyra jonë që të udhëheqim ndryshimin që shqiptarët kërkojnë, duke qenë i bindur se është dhe detyra ime që tiu jap shqiptarëve një program konkret qeverisës, në emrin tuaj dhe të alternativës sonë, unë nuk do të merrem me vitin 2008, por do të merrem gjatë këtij viti, jo vetëm me vitin 2009, por edhe deri në vitin 2013. Ndër të tjera Meta shprehu se, që sot në këtë mbledhje, ne nisim organizimin tonë për fushatën elektorale. Pra, shpallim gjendjen e fushatës elektorale në të gjitha strukturat tona, sepse fushata është në prag. Gjithçka ka përfunduar në drejtim të rregullave të kësaj fushate, të cilat nuk janë të ndershme, por garancitë shtesë i kemi premtuar dhe do ti realizojmë ne vetë,-tha ai. Ndaj kërkojmë që në këtë mbledhje Kryesia Qendrore e LSI të kthehet në Shtabin Qendror të fushatës dhe të gjithë kryesitë në çdo rreth dhe njësi vendore të kthehen në shtabet vendore të fushatës elektorale, që do të thotë se funksionimi normal i tyre merr fund dhe nis funksionimi i një gjendjeje elektorale. Gjithashtu Meta cilësoi se, duke nisur që nga kjo mbledhje deri në Mars ne duhet të tërheqim mendimin e çdo anëtari të LSI-së për kandidatët për deputetë, sipas zonave, rretheve dhe qarqeve, me procedura transparente, sipas parimit Një anëtar- Një votë. Brenda këtij muaji ne do të lançojmë disa nga idetë kryesore të projekt - programit tonë elektoral dhe qeverisës për zgjedhjet e ardhshme,-tha Meta, i cili është diskutuar dhe draftuar në një gjendje, e cila tani pret verifikim, ballafaqim me opinionin publik, me komunitetet, me ekspertë të ndryshëm vendas dhe ndërkombëtarë, në mënyrë që brenda pranverës ky të kthehet në një program zyrtar të fushatës elektorale, por dhe të mandatit qeverisës 2009-2013. Më tej ai tha se, ne sot kërkojmë si Kryesi nga ju si Komitet Drejtues Kombëtar mandatin për të ndërtuar dhe formalizuar koalicionin fitues të zgjedhjeve të ardhshme, në mënyrë që brenda muajit mars të formalizohet gjithçka që ka të bëjë me koalicionin, por edhe me programin, i cili do të jetë i përbashkët.
Thelbi i programit tonë,-shprehu Meta, është rritja e mirëqenies për çdo qytetar shqiptar, e cila nis në radhë të parë nga lufta me program konkret kundër varfërisë dhe kundër monopoleve, që janë një nga arsyet themelore të rritjes së kësaj varfërie dhe polarizimit të frikshëm social në vend. Dhe, në këtë drejtim, në programin tonë në luftën kundër varfërisë, e cila prek në mënyrë tepër të rëndë dhe stresante gati 1/3 e shqiptarëve sot, pra në themel të këtij programi të luftës kundër varfërisë do të jenë bonusi jetik dhe punësimi jetik. Ndër të tjera ai cilësoi se, punësimi jetik është platformë dhe strategji konkrete e cila synon tu japë një përgjigje integrale plagëve më të mëdha ekonomike dhe sociale në vend, siç është varfëria e tejskajshme dhe papunësia e lartë. Praktikisht, kjo platformë përfshin një sërë masash që do të fokusohen në rritjen e ndihmës ekonomike, që do të përfshijë politika qeverisëse dhe instrumente fiskalë e do të fokusohet në 2 dimensione: në strategjinë e përkrahjes sociale për shtresat në nevojë, në të cilën do të prezantohet paketa e bonusit jetik si dhe mbi iniciativat fiskale për rritjen e punësimit; të cilat kanë si objektiv përfundimtar reduktimin e varfërisë si dhe rritjen dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. LSI në reformën e asistencës sociale do të institucionalizojë modelin e punësimit jetik, i cili kushtëzon përftimin e ndihmës ekonomike kryesisht me punësimin në sektorin publik dhe sferën komunitare. Ky model do të përfshijë punësimin në shërbimet komunitare, si ato të mjedisit dhe ambientit, në shërbimet publike që lidhen me qendrat spitalore, rehabilituese, azileve të moshës së tretë, në mënyrë që edhe rritja e ndihmës ekonomike nëpërmjet punësimit jetik të individëve në nevojë të jetë në funksion të reduktimit të varfërisë, kohezionit social, si dhe të gëzojë një kompromis të gjerë social të taksapaguesve,-nënvizoi Meta.