Berat, konfliktohen për pronën, plagoset 33 vjeçari
/>Një grindje për shkaqe pronësie ka përfunuar me plagosjen e një 33- vjeçari, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në fshatin Mjeshovë, të komunës Sinjë në rrethin e Beratit paraditen e djeshme.
Grindja e hershme për shkaqe pronësie midis dy bashkfshatërve ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku si pasojë ka ngelur i plagosur Hysni Sina, ndërkohë që autori ende nuk është indentifikuar nga policia. Burime të Komisariatit të Policisë Berat bënë me dije se paraditen e djeshme janë marrë të dhënat për një konflikt mes pjestarëve të fisit Sina. Ekspertët e policisë kanë udhëtuar menjëherë drejt fshatit të largët, ku nga hetimet e para është mësuar se 33- vjeçari Sina kishte ngelur i plagosur me armë zjarri si pasojë e një konflikti për shkaqe pronësie. Sipas burimeve të policisë, Sina ishte grindur mëngjesin e djeshëm me disa të afërm të fisit për shkak të një prone, për të cilën pjestarët e fisit predendonin se u përkiste. Pas debateve të nisura më parë ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit konflikti ka arritur deri në përdorimin e forcës dhe armëve, ku si pasojë ka ngelur i plagosur 33- vjeçari. Ky i fundit është qëlluar me armë zjarri, tip kallashnikov dhe ka mbërritur për ndihmë mjeksore në spitalin e Beratit. Ai ka marrë ndihmën e parë mjeksore për plagosjen në këmbën e majtë dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Unifomat blu kanë shoqëruar menjëherë në komisariat vëllezërit Pajtim e Gentian Sino si dhe babain e tyre Sefret, të cilat janë duke u pyetur rreth ngjarjes. Sipas burimeve të policisë, po punohet për indentifikimin dhe ndalimin e autorit.