Arrestohet i shumëkërkuari për trafik droge
/>Arrestohet një person shumë i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare. Forcat e rendit të Policisë së Qarkut Durrës kanë prangosur 32- vjeçarin Kladio Tola, lindur në Shijak dhe banues në Xhafzotaj, pasi ka qenë në kërkim që prej 8 vjetësh. Kanë qenë informacione të grumbulluara në rrugë operative për praninë e tij në lagjen numër 14 Shkozet-Durrës, që kanë sjellë dhe aksionin nga ana e forcave te rendit.
Tola është dënuar me 7 vjet e 4 muaj heqje lirie për trafik droge si dhe organizim e drejtim të organizatave kriminale në shtetin fqinj, Itali. Që prej 8 vjetësh ai ishte një nga personat e shumë kërkuar jo vetëm në Itali, por edhe në shtetet e tjera, përfshirë këtu dhe vendin e tij të origjinës Shqipërinë për ezaurimin e veprave penale të lartpërmendura. Kladio Tola, me vendim të datës 10 gusht 2001, të marrë në mungesë nga gjykata e Milanos, është dënuar më 7 vjet e 4 muaj heqje lirie, pasi akuzohet për ezaurimin e veprave penale trafikim të lëndëve narkotike" si dhe "organizim e drejtim të organizatave kriminale". Vetëm dy ditë më parë, ky vendim mbërriti në gjykatën e Durrësit. Kjo e fundit nxori urdhër arrestin për 32- vjecarin, i cili u arrestua brenda disa orëve nga forcat e rendit të policisë. Arrestimi i tij u bë në një lokal në lagjen numër 14 Durrës, nën shoqërinë e të vëllait. 32- vjeçari Tola, ishte koka e krijimit të grupeve kriminale, duke zgjeruar aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë hartës së qytetit të Milanos. Falë një operacioni të mirëorganizuar, policia e Milanos arriti të shkatërronte grupin kriminal, ndërsa prangosi pesë pjesëtarë të bandës, shqiptari Tola mundi të arratisej, duke i shpëtuar drejtësisë, deri një ditë më parë. Gjykata e Durrësit ka nxjerrë masën e sigurisë "Arrest me burg", për 32- vjeçarin Tola, ndërsa ka ngritur edhe akuzën e shmangies së gjykimit të drejtësisë. Menjëherë pas arrestimit, i akuzuari është dërguar për në dhomat e paraburgimit Durrës, në pritje të transferimit për në burg, ku dhe do të vuajë dënimin e dhënë.