Cel siparin Festivali i Butrintit
Nga e derguara jone, Anisa Ymeri
BUTRINT - Festivali Nderkombetar i Teatrit ne Butrint ka celur siparin dje ne mbremje ne qytezen antike, ne prani te nje numri te konsiderueshem artdashesish. Nje ceremoni e thjeshte ne oren 21:00 i parapriu vepres greke "Trojanet". Ne kete ceremoni ka pershendetur drejtori i Festivalit, Alfred Bualoti. Ai vuri ne dukje faktin se, ndonese nje edicion i rendesishem ne nje festival qe e nisi rrugen e tij me shume modesti, tani ne vitin e tij te nente, ai vjen i pergjysmuar dhe ne te do te interpretohen vetem kater shfaqje.
Organizatoret u shprehen se ishin perpara faktit te kryer te mos financimit dhe te mungeses se fondeve te mjaftueshme nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Megjithate, ata pohuan se, ndonese te vene perpara kesaj situate, ata vendosen qe te mos e humbasin traditen e zhvillimit te nje festivali, qe theksuan se percjell vlera ne fushen e teatrit.
Ne oren 22:00, pjesemarresit kane ndjekur ne skenen e Butrintit, trupen e Teatrit Kombetar. Ajo u prezantua me tragjedine e njohur greke "Trojanet". Ajo ka sjelle ne menyre profesionale, tragjizmin dhe historine e "trojaneve" te Euripidit, pas renies se Trojes.
Vepra e perkthyer nga Romeo Collaku, konsiderohet dhe si sipermarrja me e madhe e koheve te fundit ne Teatrin tone Kombetar. Me regji te grekut Vangjelis Theodhoropolos, shfaqja e antikitetit u ndoq me endje ne skenen e teatrit antik te Butrintit, pasi interpretohej per here te pare ne gjuhen shqipe. Ne te interpretuan emra tejet te njohur si Margarita Xhepa, e cila spikati ne rolin e Mbretereshes se Trojes, Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani etj.
Ne netet ne vazhdim, ne Butrint do te luajne teatrot e Nishit te Serbise, trupa e Prages, si dhe ajo kombetare e Shkupit. Serbet prezantohen sonte ne teatrin antik me "Dundo Moranje", nje performance me regji te Inrfan Mensur. Kurse ceket neser do te sjellin vepren "Fedren" e Senekes. Nata e fundit, do te sjelle ne festivalin e Butrintit, shfaqjen e katert. "Endrra e nje nate vere" e te famshmit Shekspir, eshte zgjedhja qe ka bere trupa e Teatrit Kombetar te Shkupit ne Maqedoni. Ajo mban per regjisor, emrin e Kole Angelovskit.