E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Statusi i Kosoves nuk ka shanse qe te kthehet pas"

Ministri gjerman i Shtetit per Politike te Jashtme, Gernot Erler, ne nje interviste qe dha dje per Dojce Vele, tha se nuk behet fjale te kete ridiskutim te se ardhmes se Kosoves. Erler ndalet ne zhvillimet e pas pavaresise dhe situaten ekonomike.

Ministri i shtetit, Glozer, gjate vizites se tij ne Kosove u citua neper media te kete thene se Serbia nuk mund te hyje ne BE pa e njohur Kosoven. Cili eshte mendimi juaj per kete ceshtje?

Une nuk dua te komentoj deklaraten e kolegut tim Glozer. Por natyrisht qe eshte e qarte, qe ne shpresojme shume, qe ky fillim i ri ne Serbi do te sjelle edhe ndryshimin e qendrimit ndaj Kosoves. Ne e kemi cmuar gjithmone punen e Presidentit serb dhe me te kemi lidhur edhe disa shpresa, te cilat nganjehere duhet te thuhen hapur.

Nderkohe qeveria e re serish e ka hedhur poshte njohjen e pavaresise se Kosoves, por ka sinjalizuar gatishmeri per te negociuar per disa detaje. A e dini ju se per cfare detajesh behet fjale?

Ne nuk kemi nder mend te levizim nga statusi i percaktuar. Statusi eshte vendosur tashme dhe nuk mund te kthehet mbrapsht ajo cka eshte mbeshtetur nga kaq shume shtete dhe nga OKB-ja. Askush nuk e synon nje gje te tille dhe Gjermania nuk do te marre pjese ne nje proces te tille.

Kosova sapo perfitoi nje ndihme prej 1,2 miliarde eurosh. Ku do te matet suksesi i perdorimit te ketyre parave?

Se pari, rezultati i konferences se donatoreve ishte nje sukses me vete, sepse shuma ishte me e madhe se c'ishte pritur. Por ne degjuam me vemendje se cfare tha Kryeministri Thaci e te tjere ne konference. Ishin premtime te qarta se do te garantojne qe parate te shkojne ne destinimin e duhur, qe lufta kunder korrupsionit, kunder keqmenaxhimit dhe kunder dobesise se institucioneve do te vazhdoje dhe ne shpresojme natyrisht qe pas fjaleve te vijne veprat.

Mendoni se konstelacioni EULEX/UNMIK i propozuar se fundi nga Ban Ki Mun rrezikon te coje ne ndarjen e Kosoves?

Jo. Ishte e qarte qe aty duhej te ndaheshin kompetencat, por kjo ndarje eshte horizontale dhe jo rajonale. Dhe prej kesaj nuk do te bej perjashtim as veriu i Kosoves, ku hap pas hapi do te filloje punen edhe EULEX-i, ashtu si ne te gjithe pjesen tjeter te Kosoves.

Ne Maqedoni sapo u zhvilluan zgjedhjet, ku u shenuan nje sere parregullsish, partia opozitare e shqiptareve ka paralajmeruar se do te bojkotoje parlamentin. Duket sikur sapo u zgjidh nje problem i shqiptareve ne Kosove, filloi tjetri ne Maqedoni, si e shpjegoni ju kete?

Kosova nuk luan rolin vendimtar te shqiptaret e Maqedonise. Aty eshte krijuar tashme nje tradite, sipas te ciles pjesemarrja ne qeveri lidhet me privilegje per anetaret e partive dhe me shperndarjen e posteve, bashke me to dhe te te ardhurave. Kjo nuk perputhet me rregullat e pergjithshme te demokracise. Sigurisht qe cdo kryetar qeverie ka te drejte ta gjeje vete partnerin qeverises, ne baze te pikepamjeve politike dhe jo te raportit te votave ne radhet e pakices. Por kjo, me sa duket, nuk ka filluar te pranohet ende ne Maqedoni. Ky eshte nje problem, te cilin Maqedonia duhet ta zgjidhe gjithsesi ne menyre qe ta shnderroje statusin e kandidatit ne nje perspektive konkrete negociatash per BE.

Por per te arritur kete i duhet te zgjidhe ceshtjen e emrit me Greqine. A nuk ishte ne kete drejtim letra e fundit e Kryeministrit Gruevski drejtuar homologut grek Karamanlis per problemet e pakicave maqedonase ne Greqi si benzine mbi zjarr?

Eshte me te vertete per te dyshuar se a do ta ndihmoje kjo leter zgjidhjen e konfliktit me Greqine per ceshtjen e emrit. Ne do te do ta pershendesnim me shume kenaqesi Maqedonine, krahas Shqiperise dhe Kroacise, si anetare ne samitin e ardhshem te NATO-s qe do te zhvillohet ne veren e vitit te ardhshem ne France dhe Gjermani. Por kjo kerkon zgjidhjen e grindjes per emrin, e cila qe kerkon gatishmeri per kompromis nga te dyja palet. Dhe eshte e vertete qe kjo leter nuk deshmon medoemos gatishmeri per kompromis.

Lidhur me ceshtjen e ELUEX-it


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›