A do te luftojne SHBA per nje "model demokratik"?
Nga Aliza Marcus dhe Andrew Apostolou
Kriza politike e Turqise ka marre nje kthese per keq. Kryeprokurori, i cili ka akuzuar partine qeverisese te Drejtesise dhe Zhvillimit (AKP) per deklarata dhe veprime anti-sekulariste, ka paraqitur argumentimin e tij perpara Gjykates Kushtetuese. Gjykata pritet qe se shpejti te ndaloje Kryeministrin Rexhep Taip Erdogan nga politika dhe te shperndaje partine e tij.
I vetmi rezultat qe mund te krijoje kjo lufte eshte paqendrueshmeria politike ne nje prej aleateve me te rendesishem te SHBA.
Deri tani, qeveria amerikane ka qene cuditerisht e qete mbi kete sulm ndaj demokracise ne Turqi. Ndersa dikur ajo e promovonte aktivisht Turqine si nje "model" demokratik per boten myslimane, zyrtaret amerikane tani hezitojne te denojne publikisht kete farse ligjore. SHBA refuzojne te thone me ze te larte ate qe mendojne shume turq: qe Kryeprokurori eshte duke zbatuar nje grusht shteti gjyqesor me mbeshtetjen e ushtarakeve. Nese ky do te ndodhe, kjo do te ishte hera e peste ne dekadat e fundit qe ushtria ka rrezuar nje qeveri te zgjedhur demokratikisht.
Mbyllja e AKP-se pro-islamike do te ishte nje frenim i tmerrshem per liberalet turq, te cilet e kane mbeshtetur partine per shkak te angazhimit te saj aktiv per reforma ekonomike dhe anetaresim ne Bashkimin Evropian dhe planet e saja per te hequr ligjet represive. Kjo gjithashtu do te minonte perpjekjet amerikane per te bindur myslimanet fetare se ata mund te shprehin veten permes kutive te votimit. Fitimtaret e vetem do te jene ushtaraket e Turqise, te cilet ndihen te kercenuar prej politikave te AKP-se dhe perpjekjeve per te liberalizuar, dhe ish-elitat politike, fuqia e te cileve eshte dobesuar per shkak te paaftesise dhe korrupsionit te tyre.
Ndersa motivet prapa padise mund te jene dukshem politike, mali i akuzave eshte i rende. Kritiket e APK-se qe jetojne Brenda vendit dhe vezhguesit e Turqise ne SHBA, perpiqen te mbeshtesin sulmin ligjor, duke akuzuar partine per islamizimin e fshehte te shoqerise turke. Ata pretendojne se Erdogani eshte duke u perpjekur ne menyre te fshehte te vendose strukturen per nje shtet islamik. Megjithate, akuzat jane me shume fantazi sesa fakte.
Kritiket citojne levizjen e AKP-se ne muajin shkurt per te hequr ndalimin qe studentet universitare te mbanin shami ne koke, si nje prove qe sekularizmi turk eshte ne rrezik. Ata, gjithashtu, terheqin vemendjen se taksa mbi alkoolin eshte rritur qekur AKP-ja erdhi ne fuqi ne Nentor 2002 dhe se vitin e kaluar konsumi i alkoolit ra me 2,5%.
Krahas kesaj, ata citojne statistikat shteterore qe tregojne se perqindja e grave ne forcen e punes eshte ulur. Gazetat turke thone se ato jane duke zgjatur pantallonat dhe menget e kemisheve perpara se ato te publikojne reklama qe tregojne gra. Shume gra thone se jane duke mbuluar floket e tyre, ne perputhje me parimet konservatore islamike.
Por pamja e jashtme mund te jete mashtruese. Nese konsumi i alkoolit ishte nje mase e lirise, Rusia do te kishte qene demokracia me e madhe ne bote. Dhe gazetat turke nuk jane duke ndryshuar fotografite e grave.
Renia ne pjesemarrjen e grave ne forcen e punes eshte reale. Kjo duhet te jete pershendetur. Arsyeja nuk eshte Islamizimi por arsimimi: Vajzat jane duke qendruar me gjate ne shkolle, kjo vonon hyrjen e tyre ne forcen e punes. Ky proces ka qene duke u zhvilluar prej te pakten dy dekadave te fundit, cka do te thote se ai filloi vite perpara se AKP-ja te fitonte zgjedhjet ne 2002. Vec kesaj, urbanizimi i vazhdueshem i Turqise do te thote se grate ka shume me pak te ngjare te punojne ne fusha - pune e papaguar qe prapeseprape i llogarit ato si pjese te krahut te punes - dhe ka shume te ngjare qe te jene duke studiuar. Arsimimi femeror ne Turqi eshte rritur prej 76.9% ne 1997 ne 80.4% ne 2006, sipas te dhenave zyrtare.
Sa per grate qe mbulojne floket e tyre, akuza se kjo eshte gjithnje e me shume mbizoteruese, eshte thjesht e gabuar. Perqindja e grave, te cilat thone se ato nuk i mbulojne floket e tyre kur dalin jashte eshte rritur nga 27,3% ne 1999, ne 36,5% ne 2006. Ajo qe eshte rritur, sipas nje sondazhi kombetar te vitit 2006 te realizuar prej grupit kerkimor per studimet sociale turke TESEV, eshte perceptimi se gjithnje e me shume gra jane duke mbajtur perce. 64% i te anketuarave e atyre thane se numri i grave qe mbulojne floket e tyre eshte rritur gjate dekades se kaluar. Vec kesaj, ndalimi i shamive te kokes nuk eshte e brendshme per shtetin sekular te Turqise. Ai ka 10 vjet, nje produkt i perpjekjeve te fundit te ushtarakeve turq para se gjithash per te permbysur nje qeveri te zgjedhur dhe kerkon te lene gjurmet e tyre mbi shoqerine.
Prova e vertete e kredencialeve te nje partie demokratike eshte gatishmeria e saj per t'iu nenshtruar zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Kryeministri Erdogan e beri kete dy here gjate vitit te kaluar, duke fituar 74% te votave me nje pjesemarrje rekord ne votime ne zgjedhjet parlamentare te korrikut 2007. Ne dallim nga kjo, kundershtaret sekulariste te AKP-se, te dhenat e varfra te te cileve u kushtoi atyre dy zgjedhjet e fundit, jane shtrenguar te inkurajojne goditjen gjyqesore per te pasur perfitime anesore.
Kritiket e kane gabim: Eshte sekularizmi ai qe eshte duke deshtuar ne proven e demokracise ne Turqi. Damkosja e AKP-se me islamizmin luhet me rregulla demokratike. Nese SHBA eshte serioze mbi promovimin e demokracise ne vendet myslimane, ajo duhet te perkrahe qeverine e zgjedhur demokratikisht te Turqise.
Publikuar ne "The Washington Post"