Rajs: Ndihma e SHBA ne te gjitha menyrat Hashim Thaci
UASHINGTON - "E ardhmja e Kosoves do te jete e shkelqyer. Kosova ka popull te vendosur, udheheqje te vendosur dhe miq te vendosur". Keshtu deklaroi Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice pas takimit dje me drejtuesit e shtetit te Kosoves.
Rice, ashtu si Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci e cilesuan viziten ne Departamentin e Shtetit si "historike". Sipas Rice kjo vizite eshte nje tregues me shume i perkushtimit amerikan ne Kosove. "Shtetet e Bashkuara do vazhdojne ta ndihmojne Kosoven, derisa ajo nderton qeverisjen shumetnike dhe institucionet demokratike", tha Rice.
Ne kete fryme ishin dhe deklaratat e udheheqesve te Kosoves. "Kemi objektiv qe te ndertojme nje Kosove te vlerave me sublime demokratike dhe atdhe i te gjitheve", tha Presidenti Sejdiu. Ndertimi i strukturave demokratike eshte nenvizuar si garancia e Kosoves per t'u perfshire ne arenen nderkombetare dhe per te cuar perpara procesin e njohjes. "Me shume se 40 vende e kane njohur Kosoven, perfshi mbi 2/3 e vendeve anetare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s si dhe shumica e shteteve anetare te Keshillit te Sigurimit", tha Rice. Ajo shtoi se do kete njohje te reja te pavaresise se Kosoves, derisa per kundershtuesit e pavaresise tha: "Ata qe nuk dashur te shihnin nje Kosove te pavarur duhet ta dine se tashme ekziston Kosova e pavarur dhe do vazhdoje te jete". Ajo shtoi se Bashkimi Evropian eshte e ardhmja e Kosoves dhe Serbise. "E ardhmja e te dyja vendeve, Kosoves dhe Serbise eshte ne Evrope", tha Rice.
Ky qendrim u shpreh edhe nga Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, i cili nenvizoi te ardhmen e euroatlantike te Kosoves ne fqinjesi te mire me Shqiperine, Maqedonine, Malin e Zi dhe ne te ardhmen edhe me Serbine. Shefja e diplomacise amerikane tha se Tina Kajdanou do beje sot betimin si ambasadorja e pare e Shteteve te Bashkuara ne Kosove.
Me 21 korrik
Takimi me Bush
Delegacioni shteteror i Kosoves pritet qe me 21 korrik te takohet me Presidentin amerikan, George Bush. Ne ftesen qe Shtepia e Bardhe u dergoi drejtuesve te dy institucioneve me te rendesishme te Kosoves, thuhet se "Presidenti mirepret takimin me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaci gjate vizites se tyre te pare ne Shtetet e Bashkuara si lidere te Kosoves se pavarur".