E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon, kontradiktor per rolin e UNMIK-ut

NJU JORK - Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka njoftuar dje se ka rekomanduar fillimin e rikonfigurimit te misionit te UNMIK-ut ne Kosove. Ai ka vleresuar se autoritetet ne Prishtine dhe serbet kane sfiduar punen e UNMIK-ut pas shpalljes se pavaresise dhe hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves. Ban thote ne raport se autoritetet kosovare kane ndermarre masa permes se cilave i kane marre UNMIK-ut pushtetin ne menyre efikase. "Me e rendesishmja, Kosova ka futur ne fuqi Kushtetuten e cila nuk i jep nje rol real UNMIK-ut pas 15 qershorit, edhe perkunder asaj se lideret e Kosoves kane mirepritur pranine e vazhdueshme te OKB-se ne Kosove per nje kohe te gjate", thuhet ne raportin e Ban. Me tej, kreu i OKB-se kujton se pas shpalljes se pavaresise, Kuvendi i Kosoves ka miratuar nje numer ligjesh, qellimi i te cilave ka qene marrja e kontrollit legal dhe pergjegjesive ne fushat te cilat kane qene te rezervuara per UNMIK-un. Po ashtu permendet edhe miratimi i simboleve shteterore dhe vendimi per hapjen e ambasadave te Kosoves ne 9 shtete. Sa u perket serbeve te Kosoves, raporti thote se "ata kane hedhur poshte Kushtetuten e Kosoves dhe legjislacionin kosovar dhe me mbeshtetjen e Beogradit kane zgjeruar bojkotin ndaj institucioneve te Kosoves si dhe kane thelluar strukturat e tyre paralele vecanerisht ne veri te vendit". Ban thekson se serbet e Kosoves, kane perdorur mjete te dhunshme kunder autoriteteve kosovare, ndersa Qeveria e Serbise eshte munduar ta mbaje autoritetin e vet ne vendbanimet me shumice serbe ne Kosove, vecanerisht ne veri, nepermjet operacioneve serbe ne hekurudhat dhe gjykatat atje. Keto zhvillime, sipas Ban, kane ndikuar ne krijimin e nje realiteti te ri, ne te cilin UNMIK nuk mund te funksionoje me ne menyre efektive si ne te kaluaren. Per kete arsye, Sekretari i Pergjithshem, thote se ka vendosur te beje rikonfigurimin e UNMIK-u, ne interes te ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne Kosove dhe rajon. Misioni i Bashkimit Evropian, sic thuhet ne raportin e Ban, do te marre nje rol te rritur operacional ne Kosove ne fushen e sundimit te ligjit dhe do te veproje nen ombrellen e OKB-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›