E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditi me thikë 43-vjeçarin, shpallet në kërkim

LUSHNJË Shpallet në kërkim një 21-vjeçar, pasi qëlloi me thikë një person tjetër pas një grindjeje të çastit. Nga Seksioni kundër Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnjë nisi procedimi penal për 21-vjeçarin Marildon Gjata, banues në fshatin Ngurrës e Vogël të rrethit Lushnje. I riu u shpall në kërkim policor për arsye se, rreth orës 19:30 të dy ditëve më parë, dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta, me një thikë 43-vjeçarin Qerim B. Aktualisht, gjendja shëndetësore e të dëmtuarit paraqitet e rëndë. Nga shërbimet e policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprat penale të “plagosjes së rëndë me dashje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 e 279 të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›