E Diel, 1 Nëntor 2026

Celet java e monumenteve te kultures

Te njohim monumentet e kultures! Kjo eshte motoja e IMK-se per kete jave aktivitetesh, e cila do te kulmoje me daten 18 prill, Diten Nderkombetare te Monumenteve te Kultures. Jane dite qe shpresohet se, nepermjet aktiviteteve te institutit do te sherbeje si nje shans per te njohur, vizituar dhe vleresuar monumentet e kultures, kujtesen autentike qe deshmon rrugen qe kemi bere ne kaq shekuj te mbijeteses ne keto troje. Viti 2008, njekohesisht do te kujtohet edhe si vit i cili ka pasur nje mbeshtetje jo te vogel per monumentet, jo vetem nga buxheti i shtetit, por edhe nga donatoreve vendas dhe te huaj, per te realizuar projekte dhe nderhyrje shpetimtare per dhjetera monumente. E pergjate kesaj jave do te mbahen nje sere aktivitetesh, duke nisur prej paradites se sotme, ku ne mjediset e Institutit te Monumenteve te Kultures, do te paraqitet tema "Berati ne UNESKO". Takim ne te cilin do te flitet per dosjen e qytetit muze te Beratit dhe mundesite qe ka ky qytet te radhitet ne listen e UNESCO-s. Per te vijuar me nje tjeter takim, ku do te flitet per shkollen e restaurimit. E qe do te kulmoje me daten 18 prill, kur ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar, do te hapet ekspozita fotografike "Monumentet me terheqese te Shqiperise". Pergjate ketyre diteve do te realizohen veprimtari ne Berat, Gjirokaster, Korce, Shkoder, Lezhe, Kruje, Diber, Apoloni, Butrint, Elbasan etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›