E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryker: Jo zgjedhjeve serbe ne Kosove

UNMIK-u ka refuzuar kerkesen e Beogradit per mbajtjen e zgjedhjeve lokale te Serbise ne Kosove me 11 maj, por ka ofruar mundesine e organizimit te zgjedhjeve te posacme ne pese komunat serbe pas kesaj date. Ne pergjigjen me shkrim, qe kreu i UNMIK-ut i ka kthyer ministrit serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhiq, Ryker thote se mbajtja e zgjedhjeve lokale te Serbise ne Kosove do te ishte e jashteligjshme dhe kunder Rezolutes 1244, duke shtuar se nuk do te pengoje mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare te Serbise. Ai i ka sugjeruar Beogradit zyrtar qe te shqyrtoje mundesine per te bashkepunuar ne organizimin e zgjedhjeve lokale ne komunat serbe ne Kosove pas 11 majit. Nje zedhenes i UNMIK-ut, Sven Lindholm, thote se zgjedhjet lokale do te mbaheshin vetem ne pese komunat me shumice serbe, ne Zvecan, Zubin Potok, Leposaviq, Shterpce dhe Novoberde, ku qytetaret serbe bojkotuan zgjedhjet e fundit ne Kosove. Por, Lindholm nuk ishte ne gjendje te thoshte nese per organizimin e ketyre zgjedhjeve do te angazhohej edhe qeveria e Serbise. "Kjo eshte dicka qe nuk dihet ende, sepse ky tani eshte vetem nje sugjerim per ministrin Samarxhiq, sepse te mbahen zgjedhje legjitime lokale eshte ne interesin e te gjitheve. Zgjedhjet ne Kosove jane mbajtur ne nentor te vitit 2007, por numri i serbeve qe kane dale ne zgjedhje ka qene shume i vogel", deklaroi zedhenesi i UMNIK. Nderkohe qe autoritetet nderkombetare i bejne thirrje Beogradit te mos organizoje zgjedhje lokale ne Kosove, sepse kjo bie ndesh me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit, Koshtunica thote se zgjedhjet serbe do te zhvillohen edhe ne Kosove. Por, Kryeministri i Serbise, Vojisllav Koshtunica, ka thene se, pavaresisht kundershtimit te UNMIK-ut, zgjedhjet lokale serbe do te zhvillohen edhe ne territorin e Kosoves. Ai ka thene se me mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe edhe ne Kosove, Serbia do ta legjitimoje ate si territor te saj. Ky qendrim i Beogradit eshte i pakuptimte per udheheqesit e institucioneve te Kosoves, te cilet kerkojne nga UNMIK-ut, qe mos te lejoje mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove. Ata thone se Kosova ka institucionet e saj, serbet mund te marrin pjese ne zgjedhjet lokale te Kosoves, ndersa plani i Marti Ahtisarit u ofron atyre te drejta qe ta qeverisin veten ne nivel lokal.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›