Thaci: Vendimi per zgjedhjet ne bashkepunim me SHBA e BE
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka kundershtuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne territorin e Republikes se Kosoves, por nuk ka saktesuar vendimin e prere per kete ceshtje. "Institucionet legjitime te Kosoves kane autoritetin e plote ne gjithe territorin e Kosoves dhe do te marrin vendimin meritor. Institucionet e Kosoves e kane qendrimin shume te qarte qe eshte i njohur, prandaj qendrimi i SHBA ve eshte qendrim per t'u pershendetur, eshte shume inkurajues dhe do te jemi me qendrime te perbashketa Prishtine, Uashingtoni dhe Brukseli dhe NATO", deklaroi kryeministri kosovar. Autoritetet e Kosoves kundershtuan serish mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne territorin e Kosoves. Udheheqesit me te larte te vendit gjate nje takimi te perbashket, qe kane zhvilluar me shefin e UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe me perfaqesuesin e Bashkimit Evropian, Piter Fejt, kerkuan nga ata qe t'ia terheqin verejtjen Serbise se "nuk mund te organizoje zgjedhje ne Kosove". Por, problem per administraten nderkombetare do te jete mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe, te cilat jane parapare qe te zhvillohen ne te njejten dite, krahas zgjedhjeve te pergjithshme serbe. Nderkohe qe edhe shefi i UNMIK-ut, thote se UNMIK-u nuk do te jete i perfshire ne mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosove, mirepo edhe nuk do t'i pengoje ato.