E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: UMNIK pergjegjese per pasojat e zgjedhjeve

UNMIK-u do te jete pergjegjes per mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove dhe per pasojat eventuale te tyre. Udheheqesit e institucioneve te Kosoves e bejne pergjegjes UNMIK-un per kete ceshtje, nderkohe qe theksojne se Serbia nuk mund te organizoje zgjedhje ne territorin e Kosoves se pavarur. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se UNMIK-u duhet t'ia jape pergjigjen e duhur Serbise rreth organizimit te zgjedhjeve serbe ne Kosove. "Zgjedhje serbe nuk mund te caktoje Serbia ne Kosove. Pra, s'mund te kete. Kosova eshte e pavarur. Kosova eshte nje zone elektorale per qytetaret e vet dhe eshte ne pergjegjesi te UNMIK-ut qe te jape pergjigje me te mira te iniciativave te tilla, te cilat kane per qellim ta destabilizojne Kosoven dhe ta deinstitucionalizojne praktikisht", ka thene Presidenti Sejdiu. Sipas tij, Kosova do te respektoje parimin e dyshtetesise, sic jane marre vesh edhe me presidentin Ahtsiari, por kundershtoi qasjen e qeverise se Serbise per te injoruar institucionet e Kosoves. "Ne intencen cfare Serbia deshiron ta beje eshte shkaterrimi institucional i Kosoves. Ne ate cfare ne mendojme se duhet te jete eshte qe te inkurajohen qytetaret serbe t'i kthehen realitetit praktik, te jene pjese e institucioneve te Kosoves", tha Sejdiu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›