E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Maqedoni zvarrisin njohjen e Kosoves

Maqedonia mund ta zvarrise njohjen e pavaresise se Kosoves, deri ne mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare te 1 qershorit. Analistet politik ne kete vend thone se kjo vonese nuk i sherben fqinjesise se mire, nderkaq, qytetaret shqiptare ne kete republike kerkojne qe partite shqiptare te kushtezojne zgjedhjet me njohjen e Republikes se Kosoves. Zedhenesi qeveritar, Ivica Bocevski, perseriti se Qeveria e Maqedonise nuk ka ndonje qendrimi te ri sa i perket njohjes se Kosoves. Analisti Nazmi Maliqi tha se kjo perberje parlamentare e zvarriti njohjen e shtetit te Kosoves, meqe, sipas tij, ajo me teper merrej me vetveten dhe nuk kishte ndonje politike konkrete, sa i perket bashkepunimit rajonal. Nderkohe, analisti maqedonas, Sasho Ordanovski, thote se njohja e pavaresise se Kosoves, bashke me zgjidhjen e ceshtjes se shenimit te vijes kufitare duhej te perfundonte me heret, por, sipas tij, situata e brendshme politike ne Maqedoni e ka pamundesuar kete. Nderkaq, qytetaret shqiptare kerkojne nga partite shqiptare qe bashkerisht te nenshkruajne nje platforme per t'ia paraqitur Kryeministrit Gruevski, qe Qeveria para zgjedhjeve te njeh pavaresine e Kosoves. Ndersa sa i perket bisedimeve per ceshtjen e shenimit te vijes kufitare, zyrtare te Ministrise se Jashtme te Maqedonise njoftuan dje se komisioni i perbashket maqedono-kosovare, gjate javes qe vjen do te realizoj takimin e radhes ne Shkup.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›