E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, sekuestrohen 310 kg marijuanë, arrestohen 4 shqiptarë

Gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia italiane në fshatrat e Acquaviva është bërë i mundur sekuestrimi i 310 kg lëndë narkotike dhe arrestimi i 5 personave si posedues të saj. Nga burimet zyrtare të Policisë, bëhet e ditur se shtetasit e arrestuar janë 4 shqiptarë dhe 1 italian. Nga të njejtat burime mësohet se lënda narkotike e sekuestruar është e llojit marijuanë. Shtetasit shqiptarë që janë arrestuar janë, Lulzim Murataj, Xhovan Saraçi, Orges Verbofshi dhe Ermion Xheka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›