E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celet sot konkursi për Akademinë e Arteve

Rreth 450 maturantë do t`i nënshtrohen testimit special për pranimet në Akademinë e Arteve, për vitin e ardhshëm akademik. Shpallja e rezultateve për testimin special do të bëhet më 31 korrik. 

TIRANE-Çelet sot, më 28 korrik, konkurimi për pranimet në Akademinë e Arteve, për vitin e ardhshëm akademik, ku kandidatet do t`i nënshtrohen testimit special.

Sipas të dhënave të publikuara nga strukturat drejtuese të këtij institucioni, rezulton se kane aplikuar për ndjekjen e studimeve të larta në programet e caktuara, rreth 450 studentë, por do të shpallen fitues vetëm 140 prej tyre. Për shkak të ambienteve të kufizuara, fakultetet përbërëse të Akademisë nuk mund të presin më shumë studentë sesa limiti tashmë i përcaktuar.

Shpallja e rezultateve për testimin special do të bëhet më 31 korrik dhe pas kësaj procedure do të fillojë llogaritja e pikëve finale, me të cilat këta kandidatë do të shpallen fitues sipas kuotave të miratuara. Kështu, në bazë të rezultateve që maturantët do të arrijnë në konkursin special, do të bëhet dhe diferencimi i kandidatëve që do të marrin statusin e studentit dhe atyre që do të eliminohen. Sipas rregullores së provimeve, është përcaktuar që për pranimet në akademitë, qofshin këto artistike apo sportive, nuk do të jetë e nevojshme dhënia e provimeve me zgjedhje.

Rreth 80 për qind e peshës në përcaktimin e kandidatëve fitues do të mbulohet nga rezultati i konkursit dhe 20-përqindëshi i mbetur nga nota mesatare, e arritur në katër vjetet e shkollës së mesme. Ndërsa, për maturantët që kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve në fakultete e tjera publike, 80 për qind do të përcaktohet nga rezultatet e katër provimeve të maturës, dhe pjesa e mbetur nga nota mesatare e shkollës së mesme.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›