Dosja ‘Gërdeci’, rinovohet grupi i prokurorëve
Dosja “Gërdeci” është transferuar në Prokurorinë e Tiranës, pas caktimit të grupit të ri të prokurorëve që do të mbrojnë akuzat ndaj të pandehurve në procesin penal që zhvillohet në Gjykatën e Tiranës.
TIRANE- Përzgjidhen prokurorët e rinj që do mbrojnë në Gjykatë akuzat ndaj 29 të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit. Ndarja e çështjes nga Gjykata e Lartë, e cila mbajti për gjykim vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe dërgoi për kompetencë në Gjykatën e Tiranës të akuzuarit e tjerë, detyroi Ina Ramën të autorizojë një trupë të re prokurorësh për dosjen e shumëdiskutuar.
Prokurorët pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm kanë kompetencë të mbrojnë akuzat në Gjykatën e Lartë, dhe jo në gjykatat e shkallëve më të ulëta. Për pasojë, pas një mbledhje të gjatë të zhvilluar të premten e kaluar, kryeprokurorja Ina Rama ka autorizuar katër prokurorë të Prokurorisë së Tiranës që të marrin në dorë dosjen “Gërdeci” dhe ta mbrojnë atë në gjykim. Shefi i njësisë së specializuar Task-Force është caktuar në krye të grupit të prokurorëve, i cili do mbërrijë në shtator përballë trupit gjykues që drejtohet nga Ridvan Hado. Ndihmësit e tij do të jenë dy zv/prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, Marjeta Zaimi dhe Genci Qana, si dhe shefi i seksionit ushtarak në këtë Prokurori, Petrit Bica.
Procesi “Gërdeci” është ndarë në dy pjesë. Dosja penale ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, i cili u rendin i pari në listën e të akuzuarve për krimin e rëndë të 15 marsit 2008, po shqyrtohet nga Gjykata e Lartë. 29 të pandehurit e tjerë po gjykohen nga Gjykata e Tiranës, që është kompetente për shqyrtimin e akuzave ndaj personave pa imunitet, sikurse është Mediu. Të pandehurit akuzohen si përgjegjës të tragjedisë së Gërdecit, ku si pasojë e shpërthimit të një fabrike për çmontimin e municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Dëmet materiale kapën shifrën e miliona eurove.
(s.g/GSH/BalkanWeb)