E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Tiranë, arrestohet njëri nga bashkëpunëtorët

Policia e Tiranës ka vënë në pranga njërin prej bashkëpunëtorëve të vrasjes së ndodhur 2 ditë më parë në Tiranë. 28 vjecari i ndaluar, Isa Lusha dyshohet se ka ndihmuar dhe trasportuar autorin e dyshuar të krimit, Bashkim Qefalia. 

TIRANE- Policia e Tiranës ka vënë në pranga njërin prej bashkëpunëtorëve të dyshuar të vrasjes së ndodhur dy ditë më parë pranë doganës së Tiranës. Ai është 28 vjecari Isa Lusha, banor në Paskuqan. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së kryeqytetit dyshohet se ky shtetas menjëherë pas ngjarjes ka ndihmuar dhe trasportuar autorin e dyshuar të krimit, shtetasin Bashkim Qefalia, me qëllim për tu fshehur forcave të policisë.
Dy ditë më parë, pas një grindje të castit u qëllua për vdekje me armë zjarri 25 vjecari Artan Allushi si dhe u plagosen shtetasit Kujtim dhe Nertil Allushi, respektivisht 50 dhe 22 vjec.
Policia ka vënë në dispozicion shumën e parave prej 500.000 lekësh shpërblim, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, Bashkim Qefalia, i cili tashmë është identifikuar. Në çdo rast policia njofton se do të ruhet anonimati duke telefonuar në numrat 069 41 11 021 si dhe në numrin telefonik pa pagesë 129. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›