Shqiptarët vjedhin mjekun e Berlusconit

Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën për vjedhje. Ata kanë hyrë në shtëpinë e mjekut të besuar të kryeministrit italian, Silvio Berlusconi për të vjedhur. Dy shqiptarët e arrestuar janë H.G. 35 vjeç dhe R.E, 20 vjeç, si dhe shtetasi italian R.S 32 vjeç. Dy shqiptarët janë dënuar edhe më parë nga policia italiane, sërish në akuzën për vedhje.