E Diel, 1 Nëntor 2026

Celibashi: Kolegji Zgjedhor, e vetmja mundësi për certifikimin e rezultatit

celibashi-ilirNë krye të rrugës që të çon tek certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit është vetëm Kolegji Zgjedhor.

Edhe pse kodi përcakton KQZ si institucion fuqiplotë për shpalljen e rezultatit, ish- kreu i këtij institucioni Ilirjan Celibashi rendit për Ora News dy arsye që e kthejnë Kolegjin në instancën e fundit që do të bëjë ndarjen e mandateve të deputetëve.

Për të mbështetur argumentin e tij, Celibashi ofron dhe një tjetër skenar.

KQZ mund të ishte i plotë në pikëpamjen numerike, pra mund të ishte e përbërë prej 7 anëtarësh, por duke qenë se për disa vendimmarrje, të cilat lidhen me miratimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, kërkohet shumica e cilësuar, minimumi i 5 anëtarëve dhe duke qenë se kjo shumicë mundet të mungonte, atëherë edhe në këtë rast do duhet të ishim në procesin e adresimit të kërkesës për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve te Kolegji Zgjedhor, tha Celibashi.

Por a ka kohë tani për ristrukturimin e KQZ?

Mendoj se tani kjo çështje për mirë apo për keq është e kapërcyer, deklaroi ai.

Celibashi, aktualisht deputet i zgjedhur i PS, thotë se institucioni i KQZ, i cili funksionon vetëm me 4 anëtarët e mazhorancës, solli një impakt jo pozitiv tek standardi i zgjedhjeve të 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›