E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit: Të hapen dosjet, duhen mbyllur llogaritë me periudhën e komunizmit

totozaniAvokati i Popullit do ti bashkëngjitet nismës së shoqërisë civile për hartimin e një ligji të ri lustracioni.

Igli Totozani ka deklaruar se shoqëria shqiptare ka nevojë imediate të mbyllë një herë e mirë llogaritë me të kaluarën e saj komuniste.

Duke marrë shkas edhe nga vizita e tij në Gjermani, Igli Totozani tha se përvoja gjermane e hapjes së dosjeve të ish-Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore (STASI) do të jetë një ndihmë e çmuar në tentativën e radhës që shoqëria civile në Shqipëri do të bëjë për të hapur dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit.

Vizita në Gjermani ishte një vizitë e mrekullueshme. Diskutuam çështje që na interesojnë të dy palëve, mes tyre dhe kjo e të kaluarës komuniste. Pamë vendin ku ruhen dosjet e Gjermanisë Lindore. Kemi mbetur shumë të kënaqur në lidhje me qytetarinë dhe civilizimin në mënyrën si e kanë diskutuar këtë të kaluar, tha Totozani.

Edhe ne jemi pro hapjes së dosjeve, në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile, për të vendosur një qartësi për të kaluarën tonë ish- komuniste. Do të jetë një iniciativë e shpejtë, pasi ka nisur ndërkohë nga shoqëria civile dhe Avokati i Popullit do ta mbështesë. Duhet të mbyllim llogarinë tonë me të kaluarën tonë të periudhës së komunizmit, deklaroi Avokati i Popullit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›