E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD, Bardhi: Nuk është dita për përgjegjësi, por për reflektim

Rezultati jo pozitiv i arritur nga PD në zgjedhjet e pjesshme vendore, duket se për drejtuesit më të lartë të kësaj force politike është një moment reflektimi, jo thjeshtë nxjerrje përgjegjësie. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh sot se “nuk është dita për përgjegjësi, por për reflektim”.

“Mirënjohje për 6 kandidatet për sakrificën për betejën e jashtëzakonshme. Sapo kthehem nga bashkia Lushnjë, ku kam ndjekur fushatën. Ndjej trishtim që kam parë demokratë që ndiejnë urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Ndiej trishtim që kam parë demokratë që nuk flisnin me njëri tjetrin, edhe pse kanë punuar 8 vite bashkë. Sot nuk është dita për të evidentuar përgjegjësinë, por për reflektim”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›