E Hënë, 2 Nëntor 2026

Garë e ngushtë në Prishtinë para përfundimit të numërimit të votave

PRISHTINË, 9 nëntor/ATSH/ Komuna e Prishtinës është në garë të ngushtë mes dy kandidatëve për të parin e kryeqytetit.

Deri më tash në këtë komunë janë numëruar votat në 245 nga gjithsej 268 vendvotime.

Përparim Rama nga LDK prin me 51.44 për qind të votave ose 42.732 vota, ndërsa Hajrulla Çeku nga VV-ja 48.56 për qind ose 40.333 vota.

Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi përmes postës. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›