E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dardha josh turistet shqiptare

Rruga qe te con ne fshatin turistik te Dardhes, nje fshat malor, rreth 14 kilometra larg qytetit te Korces, prej muajsh eshte ne rikonstruksion e siper, por kjo nuk i ka penguar turistet vendas dhe te huaj qe te vizitojne kete fshat mes maleve dhe gjelberimit. I vizitueshem ne cdo stine te vitit, fshati turistik i Dardhes numeron ne keto 6 muaj te pare te vitit mbi 6 mije turiste ditore vendas dhe 97 te huaj, tregon kryetari i shoqates se agro-turizmit per rajonin e Korces, Niko Balli. Ai shton se ka pasur pushues nga qytete te ndryshme te vendit, por edhe te huaj si nga Gjermania, Amerika e Greqia, qe jane mrekulluar me natyren e mikpritjen qe gjejne ne Dardhe. “Nje pjese e vizitoreve jane emigrante, qe thjesht kane degjuar per Dardhen dhe vijne te shijojne bukurite e saj, klimen malore e gatimet tradicionale”, pohon Balli, i cili nisur nga interesimi ne rritje i pushuesve vendas e te huaj per Dardhen po investon per ndertimin e nje hoteli alpin ne kete fshat, i cili eshte dhe origjina e tij. Rruga qe te con ne fshatin Dardhe, rreth 14 kilometra e gjate, eshte ne 4 kilometrat e fundit, permes nje fondi prej 5.8 milione lekesh dhene nga buxheti i shtetit. Pritet edhe ndertimi i nje ski-piste, projekti per te cilen eshte hartuar para 4 vitesh dhe Dardha do te kete keshtu me shume vizitore edhe ne stinen e dimrit, e natyrisht me shume pushues qe te shijojne bukurite e saj natyrore e njerezore.

Edhe banore te tjere te fshatit e kane kuptuar tashme se perspektiva e Dardhes qendron te zhvillimi turistik dhe po investojne per ndertime lokalesh sherbimi, hotele dhe restorante qe po shtohen nga viti ne vit. “Ne fshat jane 4-5 mjedise sherbimi si restorante dhe hotele, por edhe disa shtepi qe aplikojne turizmin familjar”, vijon te tregoje Niko Balli per kushtet qe afron Dardha. Sipas tij, disa familje i kane shnderruar shtepite e tyre ne qendra pritjeje per vizitore nga Shkodra e Durresi per nje periudhe dyjavore. Ndersa pushuesit qe preferojne turizmin ditor, kryesisht ne fundjave, akomodohen ne hotele, por edhe ne cadra te ngritura ne natyre. Gatimi i lakrorit me dy pete dhe rakia e kumbulles se eger jane dy specialitetet karakteristike qe te ofrojne ne Dardhe, atje ku mikpritja ndihet sapo shkel ne pragun e nje porte. Dardhari Sotir Pani, edhe pse jeton ne Amerike, ka ngritur nje muze privat ne banesen e tij, per t’i treguar cdo vizitori te interesuar traditen e fshatit turistik, qe ze fill nga vitet ’30-te te shekullit te kaluar, kur korcaret shkonin ne Dardhe per piknik.

KENGA

Teodor Laco, shkrimtari i njohur me origjine nga Dardha, ka shkruar nje tekst kenge per fshatin e tij, qe flet per shtepite gri te mbuluara me plloca guri, per shkembin e vjeshtes qe i rri perballe, natyren dhe kenaqesine.

ENERGJIA

“Energjia elektrike nuk na ka munguar, tregon Balli, dhe ne perpiqemi te sigurojme kushte sa me te mira pushimi per vizitoret”. Ai s’e fsheh kenaqesine qe Dardhen e preferojne vazhdimisht pushues te ndryshem, duke i dhene gjallerine e munguar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›