“Turizmi shqiptar” ne nje ekspozite
Krijime ne grafike dhe vaj, ne te cilat trajtohet tema e turizmit, u cel dje ne galerine “Ibrahim Kodra”, ne Ministrine e Kultures. Per 10 dite, 30 tablote e piktores se re, Eniela Vevecka, me titull “Turizmi shqiptar” do te mund te vizitohen prej publikut. Megjithese eshte nje piktore e re, Vevecka eshte pjesemarrese ne disa ekspozita te rendesishme dhe e vleresuar shpesh per krijimet e saj ne ekspozita te organizuara me tematike te percaktuar, sic eshte cmimi i trete ne Konkursin Kombetar te Filatelise. Jane qytetet turistike Tirane, Berat, Kruje etj., por edhe trashegimia jone kulturore, si Apolonia, Ura e Tabakeve dhe vende e monumente te tjera te Shqiperise, vijne te realizuara me shume sinqeritet, por edhe me nje pjekuri artistike.
Mirepo, krahas ekspozitave te herepashershme ne galerine e ministrise, nisma me e fundit e saj ka te beje me “Javen e performances artistike te diplomanteve te rinj”, qe ka nisur prej dates 3 korrik dhe do te vijoje deri me 11 korrik. Jane studentet qe diplomohen kete vit ne deget e Akademise se Arteve protagonistet e kesaj jave te te rinjve. Dje, ne mbremje, ne sallen e Teatrit Kombetar, ne kuader te kesaj jave, u mbajt nje shfaqje e dansit modern. Per te vijuar sot me nje koncert ne sallen “Tefta Tashko Koco” ne mjediset e MTKRS-se dhe shfaqje te tjera ne ditet ne vijim ne sallen “Black box” te Akademise se Arteve. Ndersa mbremja e 11 korrikut do te shenoje ne sallen “Tefta Tashko Koco”, ne MTKRS, mbajtjen e nje mbremjeje te dhenies se cmimeve, koncert, spektakel i dansit, prezantime etj.