E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llogo vjen me “Nje jete me kenge”

Polifonia labe apo iso-polifonia tanime eshte e njohur pertej kufijve te Shqiperise dhe grupet polifonike jane kudo te mirepritura ne skenat shqiptare dhe ato boterore. Resul Llogo, ka zgjedhur ta pagezoje “Nje jete me kenge” librin e tij per polifonine, duke i qene mirenjohes se pari te gjitheve atyre adhuruesve jo te pakte te kengeve polifonike labe. Ne kete liber, autori ka permbledhur rreth 400 poezi te iso-polifonise, dhe studiuesi Vasil Tole nder te tjera shkruan ne parathenien e librit: “Ato qe cmoj vertet, i cmoj ne jeten tende Resul”. E per te vijuar me tej, Tole thekson: “Ti mbetesh i mirepritur, se aty ku ishe ti, iso-polifonise nuk ju mek as zeri dhe as pamja, perkundrazi, iso-polifonia fale teje u kendua edhe me shume”. Ndersa autori Resul Llogo, nder te tjera, shkruan: “Ky liber ne menyre te vecante eshte homazh per korifeun e muzikes popullore gjirokastrite, Xhevat Avdalli, i cili pati nje vdekje tragjike per shkak te dashurise per kengen”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›