E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celsi? Pirlo preferon me mire heshtjen

Asi i Milanit, Andrea Pirlo, nuk i eshte pergjigjur pyetjes per ndonje kalim te mundshem tek Celsi, ne nje te ardhme te shpejte. Mesfushori italian eshte thirrur nga ish-mesfushori i Milanit, Karlo Anceloti, qe te behet pjese e Bluve te Londres, ne edicionin e radhes. Raportohet se nje oferte e majme i ka ardhur lojtarit ne fjale, qe me tej eshte hedhur poshte prej Milanit. Karlo Anceloti, foli edhe ne fundjave per te ardhmen e Pirlos tek Celsi i Londres. "Celsi? Nuk kam asgje per te thene. E ardhmja do te tregoje me mire se cfare do te ndodhe, por tani nuk dua te komentoj asgje". 48 ore me pare, Anceloti theksoi, "Ne kete moment, Pirlo eshte nje lojtar i Milanit dhe nuk ka asnje lajm tjeter". Raportimet e fundit flasin per nje oferte totale prej 117 milione euro, qe ka vendosur te shpenzoje Abramovic, ne adrese te Pirlos, Riberise dhe Agueros.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›