Barcelona "blindon" argjentinasin Mesi
Barcelona ka vendosur qe te "blindoje" lojtarin me te mire, Lionel Mesin. Sipas shtypit spanjoll, klubi do t'i paguaje nje page qe varion ne 9.5 milione euro argjentinasit, per tete vitet e ardhshme. Lionel Mesi do te perfitoje ne baze te kontrates se re, rreth 150 milione deri ne 300 milione euro vitet e ardhshme, per aq kohe sa do te jete ne kontrate me katalanasit. Ylli argjentinas i futbollit, do te jete ne kete menyre me i paguari tek klubi i tij, duke lene pas lojtarin e sapo blere ne merkaton e veres, Zlatan Ibrahimovic. Suedezi do te paguhet rreth 9 milione euro ne vit. Zlatan Ibrahimovic, kaloi ne radhet e Barcelones, pas shkembimit te tij me Eton.