E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, Perezin nuk e tremb deshtimi i epokes se dyte te galaktikeve

Kur Kristiano Ronaldo u kape ne shoqerine e Paris Hiltonit ne L.A, pak jave me pare, plani i Realit te Madridit per dominimin ne Evrope, ishte realizuar. Ylli i nje ekipi futbolli, eshte i barabarte me nje bukuroshe Hollivudiane, apo me nje seks simbol. Afrimi kontradiktor lidhet me klubin madrilen, qe shpenzoi shume para ne merkato, me shume se xhirimet e nje filmi te suksesshem ne bote. Me ane te nje projekti, qe eshte quajtur "Los Galacticos" , Reali i Madridit shpenzoi mbi 360 milione dollare duke sjelle ne skuader Ronaldon, Kaka, Benzema dhe mjaft yje te tjere, qe ishin ne kete skuader. Ne nje turne te fundit, yjet shiten rreth 21 mije fanella ne SHBA. Asgje pervec me te mires, dhe me fjale te tjera, ekipi me i mire edhe mund te blihet. Por jo gjithmone parate mund te blejne gjithcka dhe madje, nuk rezultojne te sjellin gjithcka. Florentino Perez, i rizgjedhur president i klubit te Realit ne muajin qershor te ketij viti, nuk kishte askend perballe, ishte prezantuar si nje biznesmen qe ndertoi pak vite me pare rrugen e pare "Galacticos", kur bleu me shume buje disa lojtare te medhenj, si Zinedin Zidan, Luis Figo dhe Devid Bekam, qe u bashkuan me shume te tjere. Titulli i Liges se Kampioneve, qe u fitua ne vitin 2002, nje rekord per Realin me nente te tille, u shoqerua me disa deshtime me vone, qe ne fund te edicionit 2006 sollen largimin e Florentino Perezit. "Eksperimenti i galaktikeve te pare, perfundoi ne nje menyre te trishtueshme, por ishte e mrekullueshme kur numeron disa suksese te medha, qe u shenuan ne ate kohe", - thote Xhon Karlin, autori i "White Angels", dedikuar ngjyrave te Realit. Shume para shkuan dem, pati emocione te medha dhe projekti i madh nuk u realizua, sipas parashikimeve. Perez e dinte se nuk ishte nje perendi, por zgjodhi serish te shpenzoi shume edhe ne mes te krizes globale boterore. Perez ,i sulmuar per blerjet dhe shpenzimet e larta qe nuk i pergjigjen tregut boteror, kunderpergjigjet duke thene se: - "Gjerat e shtrenjta jane me te lira".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›