Neser hidhet kalendari i kampionatit
Te merkuren ne Hotel "Rogner" do te hidhet kalendari i Kategorise Superiore dhe te Kategorise se Pare te futbollit, per edicionin futbollistik, 2009-2010. FSHF njoftoi gjate dites se djeshme se perfaqesues te klubeve, duhet te jene te pranishme ne hedhjen e shortit, per ndeshjet qe do te fillojne pak jave me vone. Saktesohet nder te tjera se, ne te njejten dite do te kete edhe vendime te FSHF ne lidhje me edicionin e ri futbollstik. Java e pare e Kategorise Superiore, do te luhet me 23 gusht. Nje jave me vone do te startojne ndeshjet e Kategorise se Pare. Sakaq, finalja e Superkupes se Shqiperise do te luhet me 16 gusht. Tirana dhe Flamurtari do te perplasen mes tyre, ne nje ndeshje e cila do te dhuroje trofeun e pare te ketij edicioni.