E Diel, 1 Nëntor 2026

E drejta televizive deshton, ekipet shqiptare nuk organizohen

Edhe e drejta televizive nuk ka funksionuar kete vit, per shkak te mosmarreveshjeve qe kane klubet me njera-tjetren. Propozimi qe ka ardhur per klubet e Kategorise Superiore qe te mblidhen dhe te shesin se bashku, te drejten televizive per edicionet e radhes nuk ka gjetur te gatshme klubet e futbollit. Disa ne shenje pakenaqesie ndaj FSHF dhe disa klube e kane pare me leverdi qe te shesin te drejten televizive, si gjate viteve te fundit, vec dhe vec. Partizani, i revoltuar me faktin qe nuk ndryshoi struktura e organizimit, nepermjet drejtuesve deklaroi se do te shese i vetem te drejten televizive. Sakaq, edhe klube te tjera te Superiores kane vendosur qe ta shesin ne ato media qe ata do te preferojne, pa marre parasysh sugjerimet e kompanise se "RTL Group", qe kerkoi te blinte te drejten per edicionin ne vijim. Megjithate perpjekjet e shumta, qe u bene ne kete drejtim edhe nge FSHF, kete vit duket se deshtoi misioni per te shitur te drejten televizive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›