E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezege: Do te qendroj tek Juventusi

Pas humbjes se Juventusit ne finalen e "Peace Cup" kunder Aston Viles, David Trezeget pranoi se ai nuk mund te kthehet pas tek bardhezinjte. "Une do te mbetem 100 per qind me Juventusin, per nje sezon te tere", - theksoi francezi i bardhezinjve. Trezege vijoi me tej se "pas afro 10 vjetesh jam ne Torino dhe kjo, nuk shihet e lehte. Te gjithe kane qene te afert me mua, menaxheret, trajneri, shoket e skuadres dhe tifozet". Ciro Ferrara shpjegoi se vendimi e ka kenaqur shume. "Jam shume i lumtur me Davidin, qe ne fund te ndeshjes foli me mua dhe me ekipin, duke thene se i pelqen qe te qendroje me ekipin tone", - theksoi trajneri. Nje demtim e la Trezegene per shume kohe jashte fushes dhe ai nuk ishte ne gjendje qe te vishte fanellen bardhezi, por shpreson se mund te kaloje nje sezon pa shqetesime, ne drejtimin e trajnerit Ciro Ferrarra. Sulmuesi 31-vjecar, ka qene i lidhur fort me klube te tjere, per ndonje transferim gjate veres. Trezege preferoi qe te qendroje serish tek Juventusi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›